LIVE UPDATES
Politike

Publikohet LISTA/ Kush janë biznesmenët që kanë në duar rindërtimin e vendit pas tërmetit tragjik, të përhershmit që m

5 Shtator 2020, 20:01 Nga DOSJA

TIRANË– Qeveria “Rama” ka gjetur një “zgjidhje” për të kënaqur pjesën më të madhe të kompanive që kanë fituar kontrata publike gjatë mandatit të saj, duke u dhënë nga një kontratë miliona-euroshe në kuadër të procesit të Rindërtimit, pas dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili u ngarkua për të menaxhuar pjesën e luanit të fondit për ndërtimit dhe rikonstruksionin e godinave publike të dëmtuara nga lëkundjet sizmike, ka publikuar së fundmi rezultatet e një seri të gjatë tenderash, me vlerë disa dhjetra miliona euro.

Nga të dhënat e publikuara prej Agjencisë së Prokurimit Publik rezultojnë të paktën dy të dhëna interesante;

– E para, të gjitha kompanitë kanë fituar vetëm nga një tender;

– E dyta, vlera e tenderave të fituara nga secila prej tyre është e përafërt dhe, në përgjithësi, varion nga 150 milionë deri në 250 milionë lekë të reja pa TVSH.

Megjithatë, ka disa kompani që kanë fituar kontrata me vlerë më të lartë se mesatarja e përgjithshme.

Boldnews.al” ka konsultuar të dhënat zyrtare dhe ka hartuar dy lista, ku në njërën janë renditur kompanitë kryesore të cilat kanë fituar si operator i vetëm, ndërsa në tjetrën, ku janë paraqitur si bashkim operatorësh.

Operatorët e vetëm

Kompania “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj rezulton që ka fituar kontratën me vlerë më të madhe, deri tani, për procesin e rindërtimit, me vlerë 576 milionë lekë të reja.

Pas saj vjen “4 A-M”, një shoqëri që gjatë viteve të fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme në kontratat e fituara nga autoritetet shtetërore për punë publike.

Më tej renditet “Geci” shpk, e biznesmenit Ramë Geci, pronar, ndër të tjera, edhe i hotel “Tirana” (15-katëshit), si edhe investitor i një godine 30-katëshe në qendër të Tiranës. Lista e kompanive që kanë fituar kontrata mbi 1 milion euro si operator të vetëm vijon me kompanitë “Gjoka Konstruksion”, “Agi Kons”, “Alb-Star”, “Gjikuria” dhe “Trema Engineering 2”.

Bashkimi operatorësh

“GPG” shpk e biznesmenit Paqsor Buzi është kompania kryesore që ka fituar kontratën më të madhe si bashkim operatorësh në tenderat e zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Vlera e kontratës është 323 milionë lekë të reja.

Në vend të dytë renditet një bashkim operatorësh, i drejtuar nga kompania “Fusha” shpk, kontraktorin më të madh të Bashkisë së Tiranës.

Kjo listë vijon me kompaninë “Colombo”, e cila ka rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit numrin e kontratave me entet shtetërore për punë publike.

Më tej, gjenden bashkimet e operatorëve të udhëhequr nga kompania “Curri”, “Euro-Alb”, shoqëria “2T” me pronar Artan Sako, vëllain e Komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako

Në vijim, kontrata në formën e bashkim operatorësh kanë fituar edhe disa kompani të tjera, të përmendura gjerësisht në publik;

– “Vëllezërit Hysa”, të cilët menaxhojnë pjesën më të madhe të punëve publike në qarkun e Elbasanit. Kjo kompani ishte pjesë e hetimeve për rrugën “Elbasan-Gjinar”, për të cilën prokuroria nuk arriti të finalizonte çështjen në gjykatë.

– “Alb Building”, e cila ka fituar, ndër të tjera, kontratën për ndërtimin e “by-pass-it” të Fierit dhe Bulevardit të ri në Tiranë.

– “Salillari”, kompani e cila fitoi tenderin 20 milionë euro për ndërtimin e dy kilometrave rrugë fushore në aksin “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”, në kuadër të Unazës së Re të Tiranës.

– Një kontratë rindërtimi ka fituar edhe bashkimi i operatorëve, i udhëhequr nga “Dajti Park 2007”, kompani e themeluar nga administratori i Njësisë Dajt, Kujtim Qefalia dhe e drejtuar prej vëllait të tij, Lulzim Qefalia. Vëllai i tretë i tyre është deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia.

– “Biba X”, kompani e cila ishte pjesë e fituesve të parë të tenderit për Unazën e Re, procedurë që u anulua pas shpërthimit të skandalit ‘DH-Albania”.

– Lista vijon me bashkimin e operatorëve të udhëhequr nga “Kevin Konstruksion”, si edhe nga shoqëria me seli në Lushnje, “Llazo” shpk.

Një kontratë me vlerë më të vogël se të parat ka fituar edhe bashkimi i operatorëve, i drejtuar nga “R&T” shpk.

 

Marrë nga BoldNews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll
Politike 5 Shtator 2020, 15:25

DURRËS– Kryetari i Bashkisë Shijak, Elton Arbana u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, e cila përmes Luçiano Boçit deklaro...

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?