Aktualitet

Publikohet lista, këto janë fluturimet që do të kryhen nesër nga Rinasi, TIA: Kontaktoni agjencinë paraprakisht!

Në një postim në Facebook, TIA shkruan se orarert e fluturimeve varen nga kompanitë ajrore, si dhe ka njoftuar se dy fluturimet që nuk u bënë sot për në Bergamo dhe Dortmund do të bëhen nesër.
Featured image of article: Publikohet lista, këto janë fluturimet që do të kryhen nesër nga Rinasi, TIA: Kontaktoni agjencinë paraprakisht! Aeroporti Nënë Tereza
Përditësuar:

TIRANË- Aeroporti Nënë Tereza në Rinas ka publikuar mbrëmjen e sotme listën e fluturimeve ditën e nesërme. Në një postim në Facebook, TIA shkruan se orarert e fluturimeve varen nga kompanitë ajrore, si dhe ka njoftuar se dy fluturimet që nuk u bënë sot për në Bergamo dhe Dortmund do të bëhen nesër. Në postim TIA, gjithashtu u ka kërkuar pasagjerëve që të kontaktojnë filimisht me kompanitë ajorore përpara udhëtimit në mënyrë që informohen me rregullat anti-Covid. Në njoftim gjithashtu shkruhet se masat anti-Covid janë të detyrueshme që të plotësohen, duke filluar nga mbajtja e maskave dhe nga distancimi.     

Njoftimi i plotë:

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e Premte, datë 9 Prill janë sipas tabelave referuar në këtë postim. Oraret janë subjekt ndryshimi nga kompanitë ajrore. Dy fluturimet e sotme që nuk u bënë, Bergamo dhe Dortmund, do të bëhen nesër sipas orarit të mësipërm. Ju lutemi pasagjerëve të këtyre dy fluturimeve që të paraqiten nesër në TIA me të njëjtën biletë. Ju lutemi të gjithë pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara udhëtimit dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhetimit, sipas vendeve pritese. Në lidhje me afatin e tamponit, ju lutem kontaktoni kompanitë ajrore nëse do të pranojnë tamponin që keni bërë. Pranimi i tamponit, është subjekt i kompanive me të cilat fluturoni.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Rinisin pjesërisht fluturimet në Rinas, ulet avioni i parë me vaksina/ Nesër rikthehet normaliteti, qeveria merr kontrollorë turq, arrestohen 3 punonjësit, zbulohen SMS-të e Whatsappit (ZHVILLIMET SOT)

(I.A/dosja.al)

Shto Koment