Aktualitet

Publikohet foto, kush është Aleksandër Zhapa që u plagos mbrëmë pas terrorit në Fier

Mjekët ia kanë fashuar dorën dhe i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri shoqërohet nga efektivët e policisë.
Featured image of article: Publikohet foto, kush është Aleksandër Zhapa që u plagos mbrëmë pas terrorit në Fier Aleksandër Zhapa, i plagosuri në Fier

FIER- Publikohet fotoja e një prej personave të plagosur në Levan të Fierit. Ai është Aleksandër Zhapa dhe siç shihet, ka marrë plagë në krahun e majtë. Mjekët ia kanë fashuar dorën dhe i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I plagosuri shoqërohet nga efektivët e policisë.

Ndërkohë në spital janë edhe dy djemtë e tij, Aldi dhe Gentjan Zhapaj. Në reanimacion janë edhe dy persona të tjerë; shtetasit Klajdi Januz Lamaj dhe Erlind Afrim Muçaj.

Të plagosurit mbrëmjen e djeshme u përfshinë në një përleshje të përgjakshme në Levan të Fierit. Sherri më pas vazhdoi edhe në ambientet e spitalit, ku njëri prej personave, Daniel Braçe i mori pistoletën efektivit të policisë dhe qëlloi në drejtim të palës kundërshtare, duke e lënë të plagosur rëndë, njërin prej tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment