
TIRANË– Publikohet formacioni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit për ndeshjen kundër Andorrës që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Pak para ndeshjes është publikuar lista e 11 të besuarëve të trajnerit Edy Reja për të marrë tre pikëshin ndaj Andorrës.
Porta kësaj here i është besuar gardianit Ertrit Berisha, ndërsa në mbrojtje do të jenë Berat Gjimshiti; Ardian Ismajli; Frederic Veseli. Në mesfushë do të Lorenc Trashi, Odise Roshi, Ledian Memushaj, Ylber Ramadani, Emanuele Ndoj.
Sa i përket golave ato duhet t’i presim nga lushnjari Rey Manaj dhe Bekim Balaj.
Kombëtarja jonë është në vendin e katërt në grupin H me 12 pikë. Në vendin e parë ndodhet Turqia me 20 pikë, pas saj rendiret Franca me 19 pikë. Para Shqipërisë renditet Islandaa me 16 pikë. Vendet e fundit janë zënë nga Andorra dhe Moldavia me nga 3 pikë secila.
(k.m/dosja.al)