Rajoni

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dërgohet palëve, hapet rruga për formimin e qeverisë së re në Kosovë

Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dorëzuar palëve vendimin, që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit si kryeministër dhe vënien e tij para përgjegjësisë, për formimin e qeverisë së re.
Featured image of article: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i dërgohet palëve, hapet rruga për formimin e qeverisë së re në Kosovë Avdullah Hoti

KOSOVË- Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Thaçi, për dekretimin e Abdullah Hotit, si kryeministër dhe përgjegjës për formimin e qeverisë së re.  Tashmë që palët janë njohur me dokumentin, rruga për formimin e qeverisë së re është hapur.

Lëvizja Demokratike e Kosovës kishte deklaruar se kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme, do ta dërgojnë vetëm pasi të marrin dokumentacionin e plotë nga Kushtetuesja. Gjithashtu LDK ka theksuar, se i ka numrat për formimin e qeverisë së re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klikoni KËTU për të lexuar vendimin e plotë

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë, çoi në Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për dekretimin si kryeministër të Avdullah Hotit, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë kërkesën e Vetëvendosjes, duke argumentuar, se nuk është e nevojshme që vendi të shkojë në zgjedhje. Emri i Avdullah Hotit, iu vu Thaçit në tryezë nga LDK, pas dështimit të disa takimeve mes presidentit dhe kreut të Vetëvendosje, Albin Kurti.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment