Aktualitet

Publikohen PAMJET/ Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj u kapën nga kamerat e sigurisë, momenti kur ecin të qetë, me kapele në kokë e gjëra në duar

Dosja.al zbardhi më 7 maj të këtij viti, detaje nga dosja hetimore që përshkruante lëvizjet e Ariol Halilajt dhe mënyrën se si u ka ardhur në ndihmë atentatorëve të prokurorit, Arjan Ndoja.
Featured image of article: Publikohen PAMJET/ Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj u kapën nga kamerat e sigurisë, momenti kur ecin të qetë, me kapele në kokë e gjëra në duar Arjan Ndoja, Redjan Raja dhe Arjol Halilaj

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentet kur personat e dyshuar për atentatin mbi automjetin e prokurorit Arjan Ndoji, ndodhen te mbikalimi i Shkozetit, Në këto pamje, të publikuara nga Balkanëeb, shihet Rraja që mban një kapele në kokë, ndërsa personi tjetër ka diçka në duar.

Dosja.al zbardhi më 7 maj të këtij viti, detaje nga dosja hetimore që përshkruante lëvizjet e Ariol Halilajt dhe mënyrën se si u ka ardhur në ndihmë atentatorëve të prokurorit, Arjan Ndoja.

Burime nga grupi hetimor, bënë me dije për Dosja.al se kanë në duar filmime, pikërisht videoja që u publikua nga Valteri, ku shihet mjaft qartë edhe roli i Halilajt në atentat. Halilaj është takuar fillimisht në Durrës me Redjan Rrajën dhe një tjetër person, të cilët kanë qenë duke mbajtur në mbikqyrje lëvizjet e prokurorit.

29-vjeçari me Rrajën dhe personin tjetër, identeti i të cilit, nuk bëhet ende me dije janë vënë në ndjekje të prokurorit në rrugën Durrës-Tiranë. Halilaj ka shoqëruar lëvizjen e tyre (Rrajës dhe personit tjetër) si eskortë nga një automjet “Hyundai”, i ka parakaluar gjatë rrugës dhe i ka pritur në zonën e Shkafanës, pikërisht pranë zonës ku u gjet i braktisur edhe mjeti i atentatorëve. Të gjitha këto lëvizje janë siguruar nga kamerat e sigurisë dhe prova më binëse është filmimi i publikuar sot, ku tregon qartë kur atentatorët qe ecin mjaft të qetë.

Atentati më 1 nëntor 2019:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Atentati ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, ndodhi më 1 nëntor të vitit të kaluar, në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person me precedentë penalë, Pëllumb Ymeri, i njohur si Rumi, ra pre e një atentati me breshëri kallashnikovi. Një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke i lënë të plagosur të tri personat. Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë më vonë, ndërsa Ymeri dhe Ndoja mbetën të plagosur, por ditë më vonë u rikuperuan.

Redjan Rraja u prangos teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria drejt Malit të Zi pasi u zbulua nga shenjat e gishtave të gjetura në një palë syze në makinën Benz ngjyrë gri, që u braktis i pa djegur nga atentatorët në Ishëm. Ai deklaroi se nuk ka marrë pjesë në atentat dhe si alibi është shprehur se në atë kohë ka qenë me të dashurën e tij, modelen Kejvina Kthella. Megjithatë Gjykata e ka lënë të riun në burg deri në përfundimin e hetimeve për atentatin.

Në burg ndodhet edhe Ariol Halilaj, 29-jeçari i akuzuar si përkrahës i autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoja.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment