Aktualitet

Publikohen FOTOT, si dështoi Policia për të kapur drogë e emigrantë të paligjshëm me skaner

Fotoja tjetër i përket muajit maj të vitit 2017 ku kontrolli ka dështuar të zbulojë tre personat nga Siria që ishin fshehur brenda që që kanë arritur të hyjnë në Shqipëri.
Featured image of article: Publikohen FOTOT, si dështoi Policia për të kapur drogë e emigrantë të paligjshëm me skaner Kamion në portin e Durrësit

TIRANË- Policia e shtetit ushtroi një kontroll masiv në ambientet e agjencive doganore në Tiranë në kuadër të një hetimi të madh kundër paligjshmërisë. Gjatë aksionit ku morën pjesë 200 policë, u shoqëruan shtatë persona ndërsa u sekuestruan edhe vula false si dhe një armë lodër. Bastisjet në zonën e Laprakës në kryeqytet u kryen pak ditë pasi Porti i Durrësit u kthye në arenë të një tjetër operacioni me më shumë se 300 policë pas alarmit të dhënë mbi mundësinë e kalimit të kontenierëve me drogë.

Bastisja e fundit e ndodhur më 25 tetor mësohet se është mbikqyrur me dron për shkak të frikës për dekonspirimin e mundshëm gjatë veprimeve në terren. Pas dështimit të zbulimit me skaner të dy nga katër kontenierëve të nisur nga Ekuadori me 137 kg kokainë, policia është vendosur në alarm duke verifikuar vetë çdo ngarkesë që mbërrin nga vendet e cilësuara si origjinë e dyshimtë për nisjen e lëndëve narkotike.

Ora News ka siguruar të dhëna nga një raport konfidencial ku pasqyrohen tri raste të dështuara në zbulimin e dy ngarkesave me drogë dhe një kamioni me klandestinë. Ora News siguron foto e skanimit të kamionit me targa AA 277 VB i cili është kapur me 1.2 ton drogë në Turqi në datën 27 dhjetor 2018, pasi kishte kaluar pa u zbuluar në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë. Madje skaneri i kësaj pike kufitare e kishte kontrolluar mjetin dhe e kishte certifikuar si të pastër.

(Ne foto: Skaneri i kamionit që doli i pastër në Kapshticë, ndërsa në Turqi u kap me 1.2 ton drogë)

Fotoja 2

Fotoja tjetër i përket muajit maj të vitit 2017 ku kontrolli ka dështuar të zbulojë tre personat nga Siria që ishin fshehur brenda që që kanë arritur të hyjnë në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(Ne foto: Skaneri i kamionit ku ndodheshin tre klandestine ne maj 2017 por serish kamioni kaloi i paster)

Foto 3

Rasti më i fundit është ai i kamionit me targa AA 847 UZ i cili është skanuar dhe është kapur në pikën e Kapshticës në datën 13 shkurt 2019.

Ora News ka siguruar edhe fotografinë e skanimit të kamionit me banane të porositur nga Arbër Çekaj ku ishin fshehur 613 kg kokainë të cilat u kapën në shkurt të vitit 2018. Edhe në këtë rast kontrolli i kontenierëve është bërë vetëm për shkak të origjinës së dyshimtë të kontejnerit pasi nuk kishte asnjë të dhënë paraprake për praninë e lëndës narkotike në ngarkesë. 

(Ne foto: Skaneri i kamionit ku u gjeten te fshehur 613 kg kokaine)

Të dhënat jane nga një raport konfidencial ku pasqyrohen tri rastet e dështuara në zbulimin e dy ngarkesave me drogë dhe një kamioni me klandestinë.

(Marrë nga Ora News)

Shto Koment