Sport

Publikohen formacionet zyrtare, Edi Reja bën 6 ndryshime

Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër.
Featured image of article: Publikohen formacionet zyrtare, Edi Reja bën 6 ndryshime Uniformat e lojtarëve

ELBASAN- Edi Reja ka vendosur të bëjë gjashtë zëvendësime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës. Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj.

Skema e lojës do të jetë 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht.

Formacionet e ndjeshjes

Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër.

Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment