LIVE UPDATES
Aktualitet

Publikohen 17 vendime të KKT-së, miratohet leja për hekurudhën Tiranë-Durrës

22 Tetor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Publikohen 17 vendime të KKT-së, miratohet leja për

Leja e ndërtimit për linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, ajo për centralin fotovoltaik të Qyrsaqit si apo Porti i Jahteve Marina Rodon janë disa lejet që Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi në mbledhjen e tij të parë qysh nga nisja e punës së qeverisë së re.

Në total bëhet fjalë për 17 vendime ku nuk mungojnë edhe projekte të tjera të lidhura me kolaudimin e makinave ku Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor ka aplikuar për rikonstruksione apo zyrat modulare të agjencive doganore nga Autoriteti Portual Durrës.

Një tjetër projekt që bie në sy është ai për Dajtin ku kompania Dajti Ekspres kërkon që të zhvillojë objektin masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”. Një tjetër kompleks turistik do të zhvillohet në zonën e Fushë-Arrzit në Shkodër.

Sa i takon projekteve të miratuara mund të themi se linja hekurudhore Tiranë-Durrës dhe lidhja e saj e re me Rinasin do të zbatohet nga kompania INC spa e cila u shpall fituese një vit më parë ndëkrohë që autoriteti kontraktor mbetet Hekurudha Shqiptare. Kostoja totale e projektit është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (ËBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga qeveria shqiptare.

Sa i takon ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike dhe fotovoltaike në digën e Qyrsaqit në Kaskadën e Drinit, autoriteti publik që ka aplikuar është Korporata Elektroenergjetike Shqiptare. Për KESH ky projekt do të jetë i dyti që dot ë zbatohet me një kapacitet të instaluar 5.1 MË ndërkohë që më herët Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim aprovoi mbështetjen për projektin 12.9 MË në vlerën 9.1 milionë euro.

Vendimet e KKT 21.10.2021

1. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i Linjës Hekurudhore Durrës – Tiranë dhe i linjës së re hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit”, me subjekt zhvillues “Hekurudha Shqiptare” sh.a.

2.Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në digën Qyrsaqit, HEC Vau i Dejës, qarku Shkodër”, me zhvillues Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) sh.a.

3. Leje Ndërtimi për objektin: “Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, Bashkia Dibër”,me subjekt zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

4. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e re 5 kate e Fakultetit të Shëndetit Publik, Vlorë”, me zhvillues Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

5. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës së DRSHTRR Dibër”, Bashkia Dibër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

6. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion për qendrat e kontrollit teknik Tirana 1 e Tirana 2”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor.

7. Leje Ndërtimi për objektin: “Zyrat modulare të Agjencive doganore”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Autoritetin Portual Durrës.

8. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i godinës ekzistuese të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

9. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni i linjës ajrore 35 kv Korçë – Bilisht (me Izolacion 110kV)”, me vendndodhje në Bashkitë Korçë dhe Devoll, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a.

10. Leje Ndërtimi për objektin: “Porti i jahteve “Marina Rodon” në Portin e Rodonit Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k

11. Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turizëm rural Lajthiza”, Bashkia Fushë Arrëz, Qarku Shkodër”, me zhvillues shoqërinë “Lajthiza Invest” sh.a.

12. Leje Ndërtimi për objektin: “Stacion i shitjes së karburanteve Bolv-Oil, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.

13. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial studentor dhe shërbime ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Bolv-Oil” sh.a.

14. Leje Zhvillimi për objektin: “Masterplan Hotel & Vileta Ish- Kampi i Pionereve Dajt”, me vendodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilllues shoqëria “Dajti Ekspres” Sh.a.

15. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Godina e re e Mjekësisë së Përgjithshme 6 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, brenda Korpusit të Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT), me zhvillues Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës (QSUT).

16. Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Terminali lindor i autobusëve Tiranë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Praslin Investment” sh.p.k.

17. Për shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Qendër grumbullimi për ruajtjen, distribuimin dhe eksportin e frutave, perimeve dhe agrumeve”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me subjekt zhvillues shoqëria “Doni Fruits” sh.p.k.

18. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 13.07.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

Marrë nga Monitor

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 17 vendime te kkt hekurudha tirane durres këshilli kombëtar i territorit 17 vendime te kkt hekurudha tirane durres këshilli kombëtar i territorit

Sondazh

Poll
Aktualitet 22 Tetor 2021, 13:13

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni