DiasporaRajoni

Publikimi i “non-paper”, vjen reagimi i Qeverisë së Kosovës, Kryeziu: Ambasadat e dhanë variantin e tyre, nuk kemi ç’të shtojmë më

Ndyshe publikimi i dokumentit të ashtuquajtur “non-paper”, ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe thuhet se do të ketë njohje të integritetit dhe sovranitetit territorial të të dyja vendeve, ka nxitur reagime.
Featured image of article: Publikimi i “non-paper”, vjen reagimi i Qeverisë së Kosovës, Kryeziu: Ambasadat e dhanë variantin e tyre, nuk kemi ç’të shtojmë më Qeveria e Kosovës

KOSOVË– Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, nuk ka dashur të komentoj rreth dokumentit të ashtuquajtur “non-paper”, ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin se për këtë temë tashmë kanë reaguar ambasadat dhe nuk kanë çfarë shtojnë më shumë.

“Edhe ambasada gjermane dhe ambasada franceze janë deklaruar për këtë dokument duke e demantuar dhe u distancuar nga ai. Nuk kemi çfarë t’i shtojmë më shumë deklarimeve të tyre”,- ka thënë Kryeziu.

Publikimi i dokumentit të ashtuquajtur “non-paper”, ku flitet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe thuhet se do të ketë njohje të integritetit dhe sovranitetit territorial të të dyja vendeve, ka nxitur reagime.

Në këtë dokument ku thuhej se është nismë gjermano-francez, thuhet se procesi i dialogut duhet të përmbyllet para fundit të shkurtit të vitit 2022.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lidhur me këtë fillimisht reagoi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se ky dokument nuk është nismë gjermano-franceze.

Edhe ambasada e Francës në Kosovë, reagoi duke thënë se Franca e Gjermania nuk janë burim i të ashtuquajturit “non-paper”.

(d.a/dosja.al)


Lajmi kryesor/ Publikohet dokumenti ‘non-paper’, Kosova dhe Serbia do njohin integritetin territorial dhe sovranitetin njëra-tjetrës

Shto Koment