Rajoni

Publikimi i fotove tronditëse nga deputetja e PDK-së/ Reagon Veton Surroi: Brovina bëri një pornografi politike

Featured image of article: Publikimi i fotove tronditëse nga deputetja e PDK-së/ Reagon Veton Surroi: Brovina bëri një pornografi politike Publicisti Veton Surroi

KOSOVË- Publicisti Veton Surroi ka reaguar, pas publikimit të një fotoje tronditëse, ku një grua shqiptare nga Kosova dhunohet seksualisht nga tre serbë.

Fotoja u publikua sot nga deputetja e PDK-së Flora Brovina. Surroi shprehet se Brovina ka bërë sot pornografi politike.

Postimi i Veton Surroit:

Publikimi i një akti seksual për përfitim parash quhet pornografi.

Publikimi i një akti seksual për përfitim politik quhet pornografi politike.

Publikimi i një dhunimi quhet perverzion. Në këso rasti, politik.

Ditën e sotme, teksa Kuvendi i Kosovës mbajti seancën plenare për votimin e rezolutës për genocidin serb, deputetja Flora Brovina ka paraqitur para medieve një dëshmi tronditëse.

Deputetja e PDK-së ka treguar një foto ku shihet se si ushtarët serbë përdhunojnë një femër në Kosovë, ndërsa sipas saj ky akt është kryer në sy të familjarëve.

Brovina ka treguar se fotografia është marrë nga aparati i humbur i një ushtari serb.

Shto Koment