Sport

PSG ka frikë nga Mbappe, El Confidencial zbulon të ardhmen e sulmuesit francez

Mbappe mund të bëhet CR7 i radhës i "Los Blancos". Stilin e kanë mjaft të ngjashëm: fizik i fortë, makineri golash dhe qëndrueshmëri.
Featured image of article: PSG ka frikë nga Mbappe, El Confidencial zbulon të ardhmen e sulmuesit francez Kylian Mbappé

E ardhmja e sulmuesit të PSG-së, Kylian Mbappe, duket se do të jetë larg kryeqytetit francez. Ai po mendon largimin, sepse synon të luajë diku ku garantohen jo thjesht golat, por edhe shanset për të fituar “Topin e Artë”.

“El Confidencial” raporton se Paris Saint-Germain nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij, por kontrata e kampionit të botës skadon në vitin 2022 dhe kjo e alarmon klubin. Mbappe nuk mund të lihet të largohet me parametra zero.

Real Madrid do të hidhet në sulm për të në merkaton e verës, duke ditur se sulmuesi ka simpati për trajnerin Zinedine Zidane. Mbappe së fundmi deklaroi se do të ndjekë karrierën e legjendës Cristiano Ronaldo, meqë e ka ndërruar shpejt skuadrën e tij të parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pra, Mbappe mund të bëhet CR7 i radhës i “Los Blancos”. Stilin e kanë mjaft të ngjashëm: fizik i fortë, makineri golash dhe qëndrueshmëri.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment