Sport

PSG i kërkon një nder senatorit Thiago Silva, braziliani pret në besë sheikun për temën e pagave

Sheiku është i zhgënjyer që lojtarët nuk i janë përgjigjur pozitivisht. Ai ka një humbje prej 200 milionë eurosh, por në skuadër askush nuk do t'ia dijë
Featured image of article: PSG i kërkon një nder senatorit Thiago Silva, braziliani pret në besë sheikun për temën e pagave Lojtarët e PSG

Vera që po vjen mund të sjellë eksod yjesh në Paris. Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po përdor presionin e tij që të reduktojë rrogat e lojtarëve. Argumenti i tij është kriza ekonomike pas koronavirusit.

Kapiteni Thiago Silva është përzgjedhur nga drejtuesit si negociatatori i skuadrës, por deri tani asgjë nuk ka funksionuar. Atij i skadon kontrata më 30 qershor dhe duket se nuk ka një rinovim për të. Kjo është arsyeja pse ai nuk ka punuar fare për këtë pjesë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sheiku është i zhgënjyer që lojtarët nuk i janë përgjigjur pozitivisht. Ai ka një humbje prej 200 milionë eurosh, por në skuadër askush nuk do t’ia dijë.

M.P. / Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment