Sport

PSG e ka seriozisht! Ofertë të parezistueshme për Messin, Barcelona “dridhet”

Lajmin për një ofertë të parezistueshme të klubit parizien për Messin e ka zbuluar gazetari brazilian Marcelo Bechler i njëjti që ka bërë të ditur i pari kalimin e Neymar te PSG por edhe burofax-in që Messi i kërkonte largimin Barcelonës
Featured image of article: PSG e ka seriozisht! Ofertë të parezistueshme për Messin, Barcelona “dridhet” Messi
Përditësuar:

PARIS-Sezonin e kaluar Leo Messi ishte pranë largimit nga Barcelona, por këtë vit ky skenar mund të kthehet në realitet. Nëse vitin e kaluar kandidati kryesor për të rrëmbyer shërbimet e Messit ishte Manchester City, tani është PSG që ka bërë ofertë konkrete ndaj yllit argjentinas.

Lajmin për një ofertë të parezistueshme të klubit parizien për Messin e ka zbuluar gazetari brazilian Marcelo Bechler i njëjti që ka bërë të ditur i pari kalimin e Neymar te PSG por edhe burofax-in që Messi i kërkonte largimin Barcelonës. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e 6-herë fituesit të Topit të Artë, por te PSG shpresojnë shumë që të bashkojnë sërish Neymar me Messin në të njëjtën skuadër, këtë herë për të luajtur në “Parc des Princes”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekziston presioni i PSG-së, mjafton të kujtojmë deklaratat e drejtorit sportiv, Leonardo ( Messi në listën tonë) gjithashtu lojtarët e PSG kanë shprehur hapur pëlqimin që Messi të transferohet në Paris.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment