Sport

PSG do të nënshkruajë me një tjetër djalosh të quajtur Kylian Mbappe

PSG ka arritur të gjej talentin e rradhes, i cili çuditërisht quhet Kylian Mbappe si ylli aktual i parisienëve.
Featured image of article: PSG do të nënshkruajë me një tjetër djalosh të quajtur Kylian Mbappe
Përditësuar:

Ylli i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe mund të ketë mbushur 20 vjeç dhjetorin e kaluar, por klubi i ka hyrë punës që tani për të kërkuar për fëmijë që do jenë yjet e futbollit të së ardhmes.

Gjatë kërkimit të tyre ata kanë gjetur Mbappen e radhës, I cili çuditërisht mban të njejtin emër si sulmuesi francez.

Kylian Mbappe është një 11 vjeçar i cili luan në pozicionin e mesfushorit sulmues i cili vjen nga i njejti qytet si Paul Pogba.

Babai i djaloshit, Eric Mbappe, ka folur për Le Parisien duke thënë se ai nuk ka ndërmend të vendosë djaloshin e tij nën presion për të ndjekur hapat e futbollistit me të njejtin emër, yllit të PSG.

Ai do të bëjë atë që dëshiron dhe ne nuk do ta shtyjmë me çdo kusht që të bëhet futbollist profesionist. Nëse rasti është që ai të shkojë te PSG, të cilët na janë afruar, ai natyrisht do të afrohet me Kylian tjetër.

Eric Mbappe, babai i djaloshit 11 vjeçar

Mbappe i ri tashmë ka kapur syrin e agjentëve pasi shënoi katër herë në dy ndeshje në Kupën Seine-et-Marne gjatë fundjavës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Meqenëse ai u bë i madh, unë jam mësuar me këtë. Nuk i kushtoj vëmendje emrit nëse më bën të ndihem mirë. Unë jam një tifoz i PSG, do të doja të kisha të njëjtën karrierë si ai .

Kylian Mbappe, futbollisti 11 vjeçar

Mbappe ka arritur stade të konsiderueshme në karrierën e tij të shkurtër profesionale.

Ai u bashkua me ekipin e Monakos si një adoleshent dhe i ndihmoi ata të mundin PSG për titullin e sezonit 2016-17 para se të bënin lëvizjen në kryeqytetin francez.

Në 72 ndeshje me PSG, ai ka grumbulluar 44 gola dhe 29 asistime.

B.N/dosja.al

Shto Koment