EkonomiPolitike

Pse u ulën rrogat e kontrollorëve të Albcontrol?! Gazetarja zbulon të dhënat: Kompania pagoi masterplanin për aeroportin e Vlorës dhe Kukësit

Asokohe ligji parashtronte që aeroporti do të ndërtohej nga Air Albania. Por të dhënat tregojnë se nuk është Air Albania kompania që do të menaxhojë aeroportin e Vlorës.
Featured image of article: Pse u ulën rrogat e kontrollorëve të Albcontrol?! Gazetarja zbulon të dhënat: Kompania pagoi masterplanin për aeroportin e Vlorës dhe Kukësit

TIRANË– Gazetarja Aranita Brahaj, drejtuese e Open Data Albania, ka publikuar në rrjetet sociale të dhënat sesi kompania publike Albcontrol, sot në vështirësi financiare për të paguar rrogat e punonjësve, në vitin 2019 ka dhëna para për masterplanin e aeroportit të Vlorës.  Gjithashtu, Albcontrol ka dhënë para edhe për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

POSTIMI I PLOTË I GAZETARES: 

#AlbControl kompani publike ka paguar në vitin 2019 vlerën prej 194 238 000 Lekë (të reja dhe pa TVSH) për një 2 kompani (shqiptare dhe italiane) që kanë fituar tender për Masterplani i Navigimit ajror për Aeroportin Ndërkombëtar të #Vlorës.
Në atë kohë parashikohej (me ligj të veçantë) që ky aeroport do të ndërtohej dhe menaxhohej nga AirAlbania
Por Faktikisht Aeroporti u tenderua dy herë dhe në finale nuk është Air Albania fituese e tenderimit dhe të drejtës për Këtë Aeroport (kjo mund të na kushtojë në arbitrazh pasi shoqëria pretendon se me Ligj i është dhënë kjo e drejtë dhe çdo revokim i saj parashikon edhe kosto dëmi).
Shoqëritë që kanë fituar tenderin dhe kryer porosinë për Masterplanin e Navigimit janë Consulting & Management Albania http://opencorporates.al/sq/nipt/K82206013U dhe Archea Associati SRL http://opencorporates.al/sq/nipt/05173060483
Të tjerë tender të AlbControl për vitet e fundit janë http://openprocurement.al/sq/pcompany/list/tender_place/513?
Mes tyre 5 për Aeroportine Kukësit (tek fjalë kyce plotëso fjalë këkrimi Kukes).
Këto të dhëna publikohen të hapura dhe të mirëstrukturuara nga #OpenProcurement.al dhe #OpenCorportes.al Promovojmë OpenData.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Për 2 ditë me radhë, aeroporti i Rinasit doli jashtë funksionit për shkak të bojktotit të punës nga ana e 65 kontrollorëve. Ata kërkuan rritjen e rrogës, e cila iu është përgjysmuar prej një viti, por kërkesat e tyre u refuzuan nga qeveria dhe ministrja Belinda Balluku. Ata u shpallën pjesë e një grushti shteti të mbështetur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama kërkoi ndihmën e Turqisë dhe Greqisë dhe solli disa kontrollorë me qëllim për të rinisur puna në Rinas. Edhe pse nuk punuan asnjë ditë, ata ia dolën të krijonin idenë në publik dhe te kontrollorët se ngërçi ishte zgjidhur. Shumë nga kontrollorët u rikthyen në punë, ndërsa 3 prej tyre, Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga janë arrestuar. Ata akuzohen për shpërdorim detyre.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment