Politike

Pse u bashkuat me Nismën Thurje? Hajdari tregon arsyet: Iniciativa e duhur, bashkëpunimi ka filluar para një viti e gjysmë

Hajdari është shprehur se  bashkëpunimi me Nismën Thurje filloi 1 viti e gjysmë me nisëm për ndryshimin e sistemit.
Featured image of article: Pse u bashkuat me Nismën Thurje? Hajdari tregon arsyet: Iniciativa e duhur, bashkëpunimi ka filluar para një viti e gjysmë Rudina Hajdari

TIRANË- Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka treguar arsyet se përse është bashkuar me Nismën Thurje që tashmë është një parti që do marrë pjesë në zgjedhjet e 2021. E ftuar në “Real Story” ajo është shprehur se  bashkëpunimi me Nismën Thurje filloi 1 viti e gjysmë me nisëm për ndryshimin e sistemit.

”Mendoj se ka qenë një bashkëpunim i natyrshëm. E filluam para një viti e gjysëm, kur Nisma THurje prezantoi nismën për ndryshimin e sistemit. Duke qenë një nga aktoret kryesore për këtë, erdhi në mënyrë organike dhe ndjej krenari tani që i përfaqësova në Kuvend dhe e çova iniciativën përpara .Unë nuk kisha ndonjë pushtet të posaçëm që ta realizoja si nismëtarët e 50 mijë firmat, por u përpoqa të lë një shenjë.
Mendoj që atëhere kemi pasur bashkëpunim. Duke parë rolin që ka pasur Shabani, Soko. Për të pasur një luftë me establishmentin, ishte iniciativë e duhur për të bashkuar forcat, për t’u bërë një ekip.”- tha Hajdari.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.k.dosja.al)

Shto Koment