Politike

Pse s’u vaksinua Bashkim Fino? Përgjigjen ekspertët, Brataj dhe Rakacolli njëzëri: S’i kishte ardhur radha…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si pjesë e një paneli të ftuar ekspertësh në studio, thanë se Finos ende nuk i kishte ardhur radha për t’u vaksinuar, pasi janë vendosur disa prioritete.
Featured image of article: Pse s’u vaksinua Bashkim Fino? Përgjigjen ekspertët, Brataj dhe Rakacolli njëzëri: S’i kishte ardhur radha… Bashkim Fino

TIRANË- Ish-kryeministri shqiptar, Bashkim Fino, u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, pas betejës së humbur me COVID-19. Pas vdekjes së tij, shumë homazhe u bënë nga forcat politike, si majtas e djathtas.

Në studion e “Real Story-t”, vdekja e tij u rikthye sërish në kryefjalë, por këtë herë, duke u ngritur pyetja se përse nuk u vaksinua ish-deputeti socialist. Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si pjesë e një paneli të ftuar ekspertësh në studio, thanë se Finos ende nuk i kishte ardhur radha për t’u vaksinuar, pasi janë vendosur disa prioritete.

Fillimisht thanë ata do të vaksinoheshin mjekët, personat mbi 85-vjeç, e tani ata mbi 75, për të vijuar më pas, me personat mbi 65-vjeç, por edhe të sëmurët kronikë, pjesë e së cilës ishte dhe Fino.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Skënder Brataj: Arsyeja janë me qindra e mijëra. Janë vendosur prioritete, ku janë vendosur të moshuarit në rezidencat e azileve, paralel me policët, mjekët, mësuesit dhe më pas do të vinte radha e 65-vjeçarëve dhe personave me sëmundje kronike. Shumë shkruajnë për këtë gjë. Është qeveria që merr vaksinimin.

Mira Rakacolli: Këtu ka një gjë, nuk ka aq shumë vaksina, në të gjithë botën aq sa ka njerëz. Prioritetet nuk vendosen nga ne, prioritetet vendosen nga ekspertë e vaksinimit, ne i besojmë atyre. Ata kanë parë edhe politikat e vendeve të tjera dhe kanë bërë një plan për vaksinimin.

Marrë nga BalkanWeb 

Shto Koment