Blog

Pse shoku ynë i mirë Nikoll Lesi, nuk funksionon mbi 30 gradë celsius?

Përgjigja tashmë është e zgjidhur. Shoku ynë Niko, ngaqë nuk funksionon mbi temperaturën 30 gradë, bashkon copëza që ia sjell kujtesa, në mënyrë krejt të pavullnetshme.
Featured image of article: Pse shoku ynë i mirë Nikoll Lesi, nuk funksionon mbi 30 gradë celsius? Nikoll Lesi, Ylli Rakipi, Andi Bushati, Andi Bejtja

Shoku ynë, shumë i dashur, por edhe shumë i mirë, Nikoll Lesi, ka botuar sot një lajmërim, të pajisur edhe me fotografi, ku tregon se gazetari Andi Bushati, ka ndërtuar një celulë anti-Rama me këtë përbërje:

Andi Bushati – Kryetar Celule

Andi Bejtja: Anëtar

Nikoll Lesi: Agjent informativ i Fugës

Ylli Rakipi: Anëtar

Ngjarjet në lajmin e Nikos, zhvillohen ditën e sotme, në datën 1 Gusht 2019, ndërsa ngjarja në formë dreke, e pasqyruar në fotografi, me këta katër personazhe, ka ndodhur shumë vite më parë, në një datë që nuk e mban mend asnjë nga pjesëmarrësit, kjo për shkak vetëm të rëndësisë ngrënëse, që ka patur ky takim.

Po pse vallë e ka bërë shoku ynë shumë i dashur dhe shumë i mirë Niko, këtë status-fotografi?

Përgjigja tashmë është e zgjidhur. Shoku ynë Niko, ngaqë nuk funksionon mbi temperaturën 30 gradë, bashkon copëza që ia sjell kujtesa, në mënyrë krejt të pavullnetshme.

Në këtë rast, Andi Bushati, i shtrirë në një shezllon në Qerret, kur e pa veten kryetar celule, qeshi për disa minuta dhe bëri këtë status:

“Hedh Nikolle Lesi nje gur ne lume dhe s’mbetet media nje burimshe pa e marre si te vertete…hajde mos i jep te drejte “viktimes se ketij komploti” per paketen “antishpifje””

/TPZ.al/ Tej e këtej/

Një Koment në “Pse shoku ynë i mirë Nikoll Lesi, nuk funksionon mbi 30 gradë celsius?

  1. Celula anti-Rama? Nuk jane keto(pervec Andi Bejtes) qe e kane mbeshtetur E Ramen qe Te hipte ne pushtet?!

Shto Koment