Politike

Pse PS nuk e mbledh Asamblenë? Flet Balla: Kryetari është konsultuar me ne, në javët në vijim do të merret vendimi…

VIDEO
Balla tha se kryesocialisti Edi Rama është konsultuar me deputetët për gjetjen e një zgjidhjeje, por sërish nuk dha datë

TIRANE- Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla thotë se po shihet një mënyrë për ta mbledhur asamblenë Kombëtare, në një format që nuk cënon integritetin. I pyetur nga gazetarët në dalje të mbledhjes së grupit të PS, Balla tha se kryesocialisti Edi Rama është konsultuar me deputetët për gjetjen e një zgjidhjeje. Megjithatë, sërish për mbledhjen e Asamblesë nuk ka një datë konkrete.

Pyetje: Pse PS nuk e ka mbledhur Asamblenë Kombëtare?

“Jemi në kushtet e pandemisë, dhe kemi menduar për një mbledhje funksionale të Asamblesë Kombëtare. Në kushtet e një salle dhe një mbledhjeje tradicionale dhe në momentin e duhur, kemi menduar një mënyrë që të garantojë integritetin e procesit, sepse Asambleja zgjedh institucione drejtuese të Partisë dhe kryetari ka të drejtë të mbledhë asamblenë. Ai është konsultuar me ne për të gjetur një mënyrë që s’prek integritetin e procesit”,-tha Balla. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbledhja e Asamblesë së PS ishte parashikuar që të zhvillohej më 4 shtator, por u shty për në datën 11 e tashmë është shtyrë sërish me afat të pacaktuar. Zëra në media thonë se asambleja do të zhvillohet në tetor, por nga PS nuk ka një datë zyrtare për mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës në PS.


Lajmi kryesor: Fushata, Asambleja dhe LISTAT/ Rama mbledh grupin dhe drejtuesit e PS në qarqe, Balla: Drafti i PS garanton hapje 100%, s’ka më koalicione si trena me vagona (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Shto Koment