Blog

Pse protestojnë fermerët dhe blektorët?

Me pak fjale fermeret/blektoret protestojnë qe ne të kultivojme tokat tona , ato mos te ngelen dierrë , qumeshti ,djathi,mishi mos te na vije nga rajoni, Brazili apo Europa por te kemi shijet dhe traditat tona.
Featured image of article: Pse protestojnë fermerët dhe blektorët? Foto ilustruese

Pse protestojnë fermeret/blektoret?

Fare e thjesht:
1-Ne botë fshati subvencionohet pasi puna në të është e lodhshme dhe sjell pak fitime ,tek ne nuk subvencionohet ose jepet lemoshe elektorale .
2-Tokat bujqësore ,kullotat ,livadhet nuk kanë hipotekë dhe kjo vështireson mardhënien me poseduesin ,bankën ,qeradhënsin.
3-Plehrat kimike apo medikamentet nuk kane lenden aktive në norm, jane jashte standartit dhe shteti nuk i kontrollon.
4- Nafta si zëri kryesor ne ferëm ka vlerën me te lartë në rajon.
5- Sherbimet e shtetit si Drejtorit apo Agjensitë e ndryshme shteterore nuk kontribuojnë në rritjen e cilesis se fermes, nenpunes burokrat qe dine te marrin vetem rrogen.
6- Mungesa e laboratorve shteteror krijon parregullesi ,pamundesi per te kryer nje ser analizash qe do ndihmonin fermerin/blektorin dhe ulin besueshmerinë tek konsumatori per produktin vendas.

Sikur te mos mjaftojne vetem keto shteti ben nje ser lojrash apo akrobacirash me TVSH-në (20%me6%) pa mare parasysh efektin negativ qe sjell shkallezimi i saj në sektoret bujqesore.

Me pak fjale fermeret/blektoret protestojnë qe ne të kultivojme tokat tona , ato mos te ngelen dierrë , qumeshti ,djathi,mishi mos te na vije nga rajoni, Brazili apo Europa por te kemi shijet dhe traditat tona.

Me kryesorja te rinjtë të mos emigrojnë rrugeve te botes por te studiojne per Agronomi apo Veterinari dhe ti sherbejne vendit të tyre ,tokes dhe kafesheve që ky vend te jete i gjalle.

Që ky vënd te ekzistoje duhet te kete shkolla ku mesojne femijë, te ketë spitale ku ju sherbehet te semurve apo moshes se trete , te kete Universitete ku e ardhmja te projektoje Shtetin tonë ku te gjithe ne duhet te jetojme.

Kaq pak kerkojne fermeret/blektorët.

Shto Koment