Politike

Pse nuk vazhduat betejën në Kuvend edhe në rrugë? Nishani: Maxhoranca nuk përfillte më asgjë

Nishani i është përgjigjur pyetjes se përse opozita dogji mandatet, dhe nuk zgjodhi edhe të protestonte por edhe të qëndronte në kuvend.
Featured image of article: Pse nuk vazhduat betejën në Kuvend edhe në rrugë? Nishani: Maxhoranca nuk përfillte më asgjë Ish-Presidenti, Bujar Nishani

TIRANË- Bujar Nishani, ish-Presidenti i Republikës, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në emision “Arena” në RTV Ora i është përgjigjur pyetjes se përse opozita dogji mandatet, dhe nuk zgjodhi edhe të protestonte por edhe të qëndronte në kuvend.

PJESË NGA BISEDA

Pse nuk qëndruat edhe në parlament, edhe të protestonit?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Logjika juaj është më e sakta në këndvështrimin e parë.  Parlamenti dhe institucionet janë vendi i parë i debatit, janë të padiskutueshme. Dhe janë ABC e demokracisë. Por ne kishim eksperiencën. Kushtetuta nuk e lejonte që të zgjidhej një prokuror i përkoshëm, mazhoranca nuk e përfilli kushtetutën. Së dyti;Ligjet që miratohen në parlament, kanë kushtin që të jenë në përputhje me kushtetutën, në momentin që nuk përputhen me kushtetutën, opozita nuk ka fuqinë e kartonëve. Kushtetuta thotë që nuk lejohen të miratohen ligje me efekte financiare që të kenë fuqi prapavepruese. Ligji që u bë mbi dividentin, binte në kundërshtim të hapur me këtë, mazhoranca nuk e përfill edhe këtë. Presidenti e refuzon, mazhoranca nuk e përfill as atë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe në këto kushte nuk ka rrugë tjetër.

Marrë nga RTV ORA

Shto Koment