Politike

Pse nuk po vijnë dozat e PFIZER? Rakacolli JEP PËRGJIGJE: Po bëhet ‘upgrade-tim’ nga kompania, s’na kanë thënë që ‘s’ua sjellim’

Mira Rakacolli tha se nuk kanë marrë asnjë lajm nga kompania se nuk do të furnizohemi me doza, por shpjegoi se shtyrja vjen për shkaqe teknike të "Pfizer".
Featured image of article: Pse nuk po vijnë dozat e PFIZER? Rakacolli JEP PËRGJIGJE: Po bëhet ‘upgrade-tim’ nga kompania, s’na kanë thënë që ‘s’ua sjellim’

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, me mbërritjen e dozave të para, Rama tha se në fund të janarit do të vinin edhe të tjerat por nuk ka asnjë lajm. E ftuar në “Open”, Rakacolli tha se nuk kanë marrë asnjë lajm nga kompania se nuk do të furnizohemi me doza, por shpjegoi se shtyrja vjen për shkaqe teknike të “Pfizer”.

Po bëhet upgrade-tim nga kompania. Nuk pritet të krijojë ndonjë pengesë për Shqipërinë. Vaksinimi po vazhdon, me Pfizer. Është e sigurtë doza e dytë për ata që kanë bërë dozën e parë. Nuk do të ketë ndërprerje. Kemi komunikuar me Pfizer. Nuk ka thënë deri më tani se nuk do ta respektojnë kontratën. Do të vijnë edhe në Shqipëri, si pjesën tjetër të botës. Ne Pfizer nuk na ka thënë që nuk do t’ua sjell,”-tha Rakacolli.

Ndërsa shtoi se në datën 2 shkurt do të jepet doza e dytë e vaksinës për ata që kanë marrë dozën e parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Kemi marrëveshje direkte me Pfizer dhe jemi pjesë e Covax. Në datën 2 shkurt do të marrin dozën e dytë, i gjithë personeli që ka marrë dozën e parë të vaksinës. Pra vaksinimi nuk ndërpritet për asnjë moment,”– shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment