Blog

Pse nuk miratohet ligji i përgjegjësisë materiale?

Shembja e godinës në sheshin Italia, pranë stadiumit kombëtar, është rasti flagrant se si zyrtarët në poste publike, i shkaktojnë kosto direkte qytetarëve përmes vendimeve arbitrare, të cilat mund të jenë pasojë e korrupsionit ose paaftësisë.
Featured image of article: Pse nuk miratohet ligji i përgjegjësisë materiale? Klodian Tomorri dhe godina e shembur tek Arena Kombëtare

TIRANË- Fatura e radhes qe zyrtaret publike vune mbi kurrizin e popullit, ajo e godines ne sheshin Italia, rikthen edhe nje here nevojen urgjente per ligjin e pergjegjesise materiale.

Prej vitesh Kontrolli i Larte i Shtetit ka kerkuar miratimin e nje ligji, i cili te vendose pergjegjesine e zhdemtimit tek zyrtaret publike qe shkaktojne kosto per qytetaret permes vendimarrjes se tyre, sipas modelit qe aplikojne shumica e vendeve te zhvilluara. Fabula eshte e thjeshte. Nje zyrtar publik, qe u shkakton deme qytetareve duhet te zhdemtoje koston.

Por askujt nuk i intereson, qe ligji te behet. As maxhorances e madje as edhe opozites. As kjo e fundit nuk ka e ka permendur asnjehere nevojen per miratimin e ketij ligji, aq me pak te kete propozuar dicka konkrete. Arsyeja eshte e qarte. Po te bejne ligjin nuk vjedhin dot me.

Shembja e godines ne sheshin Italia, prane stadiumit kombetar, eshte rasti flagrant se si zyrtaret ne poste publike, i shkaktojne kosto direkte qytetareve permes vendimeve arbitrare, te cilat mund te jene pasoje e korrupsionit ose paaftesise.

Godina eshte ndertuar me lejen e kryeministrit Rama, gjate kohes qe ai drejtonte Bashkine e Tiranes. Por ndertesa u be ne thyerje te lejes. Serish ajo qe e legalizoi ishte qeveria e drejtuar nga zoti Rama vetem pak vite me pare. Ndersa tani godina u shemb nga Bashkia dhe qytetaret do te paguajne faturen disa milione euro per zhdemtimin e pronareve.

Jane te pakten 3 akte ne kundershtim te paster me interesin publik. Dhenia e lejes ne kumdershtim me ligjin, legalizimi i shkeljes se lejes, po ne kundershtim me ligjin kur dihej qe aty kishte projekt publik dhe se treti prishja e nderteses.

Ne nje shtet gjysme normal sot permbarimi duhet te kishte bllokuar llogarite bankare te kryeministrit, shtepine ku ai jeton dhe cdo prone tjeter te luajtshme apo te paluajtshme qe zoteron. Ne Shqiperi, kryeministri dhe gjithe zyrtaret e tjere publik, madje edhe ato te niveleve te uleta, mund te marrin vendime qe i shkaktojne deme te renda qytetareve pa asnje pergjegjesi.

Vetem vitet e fundit jane qindra milione euro deme. Ne fillim ishte Cezi plote 90 milione euro. Me pas pallati i Ujit te Ftohte ne Vlore 17 milione euro. Sot po vijne dy fatura te tjera. Ndertesa e shembur ne sheshin Italia me mbi 4 milione euro dhe fatura e tmerrshme e Becchettit 110 milione euro. Mbi 230 milione euro fature qe paguhet direkt nga populli me i varfer i Europes, per tekat ose korrupsionin e zyrtareve qe e drejtojne.

Ne te kater keto raste, ka patur disa zyrtare publike te perfshire dhe pergjegjes per demet. Por vetem njeri ka qene tek te katerta. Nuk eshte e veshtire te merret me mend se kush.

Edhe sa duhet te paguajne qytetaret per marrezine ose babezine e zyrtareve publike? Prandaj eshte e nevojshme miratimi i ligjit per pergjegjesine materiale te zyrtareve publike, e madje jo vetem ne aspektin individual, por edhe ne rang solidar. Nese qeveria merr nje vendim arbitrar dhe ne kundershtim me ligjin, qe shkakton dem per qytetaret, atehere duhet te paguajne te gjithe ministrat.

Shto Koment