Politike

“Pse nuk kishit qen dhe doreza”? Analisti Neritan Sejamini i ‘vihet’ Klosit, ministri: Shteti doli në terren, jo në zyra

Ky debat nisi kur Sejamini tha se shteti është redaktuar në një kompani private.
Featured image of article: “Pse nuk kishit qen dhe doreza”? Analisti Neritan Sejamini i ‘vihet’ Klosit, ministri: Shteti doli në terren, jo në zyra Blendi Klosi dhe Neritan Sejamini

TIRANË– Debate mbrëmjen e sotme në Open, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Shqipëria këto ditë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Debati i parë u nis mes Ministrit të Turizmit Blendi Klosi dhe opinionistit Neritan Sejamini.

Ky debat nisi kur Sejamini tha se shteti është redaktuar në një kompani private.

“Bami shpk është kompania e një biznesmeni nga Fushë-Kruja dhe ai si vendas shkoi dhe dha ndihmën. Bami shpk nuk është oligark. Shteti doli në terren”, iu përgjigj Klosi.

“Ti nuk je eskpert në emergjencat civile. Ti nuk merr vesh në këtë punë. Ti nuk duhet të ishe në terren. Duhet të ishe në zyrë dhe në terren dhet të shkonin ekspertët“, vijoi debatin Sejamini.

Neritan Sejamini: Pse nuk kishit qenë dhe doreza?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blendi Klosi: I kishim.

Neritan Sejamini: Pse nuk i pamë?

 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment