Aktualitet

Pse nuk hapen Universitetet? Rakacolli: Studentët vijnë nga rrethet dhe kthehen sërish atje, infektojnë familjarët

VIDEO
Teksa ishte prezente në mbledhjen e Komitetit Teknik, ajo tha se për këtë arsye nuk do të hapen auditoret.
Featured image of article: Pse nuk hapen Universitetet? Rakacolli: Studentët vijnë nga rrethet dhe kthehen sërish atje, infektojnë familjarët Mira Rakacolli

TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se studentet janë persona që vijnë nga rrethet e për pasojë, kanë më tepër mudësi ta përcjellin infektimin me Covid-19 tek familjet e tyre.

Teksa ishte prezente në mbledhjen e Komitetit Teknik, ajo tha se për këtë arsye nuk do të hapen auditoret.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Komiteti ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e situatës në vend dhe kudo në botë që të propozojmë në kohen e duhur masat për frenimin e epidemisë. Nga 6 janari e tani kemi incidencë rritje që se kemi pasur në dhjetor. Kemi parë më me vëmendje se kjo rritje është shoqëruar me rritje të moshave 15- 24 vjeç. Në mbledhjet që kemi zhvilluar kemi vendosur që krahas masave aktuale edhe mësimi në universitet të vazhdojë online, se edhe ndenja në konvikte e shton infeksionin mund të kthehen në vatra potenciale.  Dihet që Tirana ka përqendrimin më të lartë të popullsisë. Edhe këta studentë që kemi në Tiranë shkojnë më vonë në shtëpitë e tyre që bën zgjerimin e infeksionit, prandaj e zgjatëm vendimin për mësimin online,”- tha Rakacolli.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Pse nuk hapen Universitetet? Rakacolli: Studentët vijnë nga rrethet dhe kthehen sërish atje, infektojnë familjarët

  1. Nuk ke pse merr me vendime, zonja ushtare e PS. Kur ti shkell rregullat e tua, ska as moral as kuptim te zbatojme rregullat e tua. Ik me mire

Shto Koment