Politike

“Pse nuk del kundër shkëmbimit të territoreve?” Haradinaj zbulon bisedën me Bushatin

Haradinaj ka treguar bisedën me Bushatin për çështjen e shkëmbimit të territoreve.
Featured image of article: “Pse nuk del kundër shkëmbimit të territoreve?” Haradinaj zbulon bisedën me Bushatin Ditmir Bushati dhe Ramush Haradinaj

KOSOVË- “E kam shef Edi Ramë”, kjo është fjalia me të cilën sipas kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me pyetjen se përse nuk ka një qëndrim të qartë për shkëmbimin e territorve me Serbinë.

I ftuar në studion e emisionit “Interaktiv”, Haradinaj ka nxjerrë në pah këtë fakt të rëndësishëm nga Samiti i organizuar në Durrës, kohë kur në krye të diplomacisë shqiptare ishte Ditmir Bushati. 

“Ishte samiti i Durrësit dhe erdhi ministri Markoviq, më vonë u bashkua komisionari Hahn dhe në një rast i thash Ditmir Bushatit, ‘i nderuar ministër, si ka mundësi që ju nuk e keni një qartësi në respektim të territoreve të Kosovës dhe si nuk dilni kundër lëvizjes me territore për Kosovën’, ai më tha që ‘unë e kam shef Edi Ramën dhe nga ai varët se sa do të jem në Qeveri’”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nga këto përvoja e bëjnë që të ketë kujdes.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment