Efektivi ra në humnerë në Dukagjin, e nxjerr KFOR pas 12 orësh, PSH: E çojmë jashtë për mjekim
Rrok Frroku dhe shpëtimi SHKODËR- Nënkomisari Rrok Frroku, 54 vjeç, ndërmori një operacion në zonat e thella të D...
Rrok Frroku dhe shpëtimi SHKODËR- Nënkomisari Rrok Frroku, 54 vjeç, ndërmori një operacion në zonat e thella të D...
Bujar Nishani TIRANË- Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka zënë vend edhe në mëiat e huaja. Observador, Diario de No...
Arben Kraja TIRANË- Kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja ka kërkuar me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Lartë të P...
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka njoftuar se më 3 qershor do të mbledhë ...
“Kur të vish në shtëpi, sill bukë se nuk paska”. Kjo kërkesë e bërë nga telefoni i ka kushtur asaj shtrenjtë, pasi është sulmuar nga i shoqi i cili sapo ka mbërritur në banesë nuk ka hezituar aspak por e ka goditur me shuplaka.
Sipas policisë së komisariatit numër pesë që e tregon historinë për gazetën Si, burri i dhunshëm u arrestua për akuzën e dhunës në familje, ndërsa kundër tij nuk ishin vetëm shenjat e dhunës në trupin e 29-vjeçares, por edhe dëshmitë e 3 fëmijëve të çiftit. Sipas policisë e reja me inicialet A.P. sapo u kthye nga puna në shtëpi u bë gati të gatuante.
Por veprimi i parë që ka bërë ishte kontrolli i dollapit dhe frigoriferit, ku dhe ka vërejtur që nuk kishte bukë. Ndaj ka telefonuar të shoqin, një 42 vjecar me inicialet R.P, që policia e përshkroi kryefamiljarin për Gazetën Si si të vetpunësuar në një biznes privat të famijes. Kërkesa e saj ishte “sill bukë në shtëpi kur të vish” shkruan në referim oficeri i policisë L.K. Gruaja nga ana e saj rrëfen se ishte një telefonatë normale dhe se në orën 7 të mbrëmjes, pa kaluar shumë kohë nga biseda për bukën ka mbërritur në banesë kryefamiljari, I cili nuk përmbahej dhe nuk ishte aspak i qetë.
“Ai nisi debatin sapo hyri në shtëpi, më pyeti pse më the të sjell bukë kur bukë ka? Pas këtij momenti ai më goditi në sy të 3 fëmijëve tanë”.
Sipas asaj që tregon gruaja në polici, 42 vjecari e ka shtyrë partneren, ndërkohë që sicc kujton më tej, e dhunuara kërkoi ndihmën e anëtarëve të tjerë të familjes ku midis tyre i pari ka mbërritur vjehrri.
“Unë hyra në dhomë dhe desha ti qetësoj, por im bir më nxorri nga shtëpia, pastaj hyri i vëllai por as ai nuk e gjeti gjuhën e përbashkët “- thotë i moshuari që këmbëngul se nuk arriti ta frenojë të birin që po bërtiste se ishte ai zot i shtëpisë aty.
Por i moshuari e konsideroi debatin si një sherr midis cciftit ndaj dhe është kthyer në dhomën e tij. Gjatë kësaj kohe denoncuesja e ka shfrytëzuar çastin kur i moshuari është përpjekur ta këshillojë të birin , dhe ka marrë fëmijët si mburojë. Gruaja i tha policisë se i vendosi fëmijët në prehër për t’u mbrojtur prej të shoqit që pas sharjeve dhe dhunës verbale e ka qëlluar për herë të dytë me shuplakë. Policia shkruan se shtetasi R.P e ka qëlluar në ballë me pëllëmbë duke e akuzuar se ajo ishte xheloze dhe se “përdori preteksin për bukë që burri t’i kthehej sa më shpejt në shtëpi” – bëjnë me dije burimet e gazetës Si që i referohen rrëfimeve të anëtarëve të familjes kuksiane e cila jeton në Paskuqan .
Pasi ka kryer ekspertizën për shenjat e mbetura nga dhuna policia përmend se ajo kishte gërmishtje në fytyrë dhe në qafë, kurse vjehrri I saj pasi detajon nervozizmin e të birit e justifikon : kushedi ccfarë problemi do kenë, i pashë që po shaheshin dhe i bërtisnin njëri- tjetrit.
“Kështu janë të rinjtë në këtë kohë”– thotë i moshuari në polici, që mohon të ketë parë agression fizik nga i biri.
“Ai ishte me nerva dhe bërtiste dhe kërkonte llogari. Kur tha jam unë zot shtëpië këtu, ika , se s’mund të futem në familjen e djalit. Dinë vetë ata çfarë bëjnë dhe si i zgjidhin gjërat” – këmbëngul i moshuari.
Fëmijët e rëndojnë pozitën e babait të tyre, ku më i madhi ka treguar: Mami u kthye nga dyqani që kemi në lagje dhe i kërkoi babait të sillte bukë. Babai e solli dhe e hodhi mbi tavolinë, pastaj i bërtiti mamit duke i thënë se nuk ka dashnore. Këtu u zunë.
Fëmija pranon se e pa babain kur e goditi me shuplakë, dhe se nëna la kuzhinën dhe po bërtiste derisa erdhën familjarët e tjerë, që nuk mundën ta zgjidhin situatën. Përpara se të arrestohej, ky shtetas insiston se e humbi qetësinë mbasi shpesh partnerja e urdhëronte për të bërë pazarin duke sjellë si shkak ushqimet për fëmijët.
“Por ishte një moment ku humba qetësinë, nuk sillem kështu, i garantoj familjes të ardhurat dhe gruas nuk i mungon asgjë,“- tha ai, që pasi kërkoi avokat mbrojtës, përfundoi i arrestuar.
Marrë nga GazetaSi
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
VLORË – Moti i keq me reshje dhe erëra të forta e ka bërë të pamundur lundrimin në detin e Vlorës. Si pasojë e dallgëve të dendura, autoritetet portu...
LEZHË – Banorët e Lezhës dhe Shënkollit deklaruan se janë armatosur pasi brenda 2 muajve janë grabitur 50 banesa. Ata dyshojnë se policia bashkëpunon...
BERAT – Policia e Beratit arrestoi një person dhe ndjek në gjendje të lirë 4 të tjerë. 56-vjeçari Xh.S. u ndalua pasi përplasi një automjet tjetër ...
LEZHË- Moti i keq me stuhi e reshje shiu ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës. Prej disa orësh 15 fshatra të një...
VLORË – Një 41-vjeçar nga Himara është arrestuar nga policia e Vlorës për akuzat “shkatërrim i pronës” dhe “kundërshtim i pu...
TIRANË– Regjisori dhe aktori i njohur Edmond Budina ka reaguar ashpër ndaj emergjencave civile, pasi sipas tij nuk po përdoren fondet për situata eme...
TIRANË– Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 109 vite që ...
TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka paralajmëruar për mot me temperatura të ulëta, ku në zona të ndryshme të vendit do të ketë ngrica dhe rreshje bo...
GJIROKASTËR– Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi pranë Urës së Lumit. Automjeti tip “Ben...
VLORË – Festa e 109-vjetorit të themelit të shtetit shqiptar ka sjellë në Vlorë qytetarë nga Kosova dhe të huaj. Pavarësisht rrethanave historike të ...