Aktualitet

“Pse më shihni shtrembër?”/ Si nisi mbrëmë sherri masiv në Durrës, ku 20-vjeçari vrau me armë Armando Baboçin

Mësohet se sherri ka nisur mes babë e bir (Armando Baboçi dhe Erald Gjini) dhe fisit Tatasi, pas fjalëve: “Pse më shihni shtrembër”.
Featured image of article: “Pse më shihni shtrembër?”/ Si nisi mbrëmë sherri masiv në Durrës, ku 20-vjeçari vrau me armë Armando Baboçin Foto nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

DURRËS- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbërmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se sherri mes babë e bir (Armando Baboçi dhe Erald Gjini) dhe fisit Tatasi pas fjalëve: “Pse më shihni shtrembër”.

Kaq mjaftoi që mes Armando Baboçit, i cili shoqërohej nga djali, Erald Gjini, dhe Klodjan Dacit, Henri Tatasit, si dhe Sergio Tatasi të niste një përplasje fizike, ku u përdorën dhe karrige e shkopinj bejsbolli. Pak minuta më vonë pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi mbërmjen e djeshme në lagjen 13 të qytetit të Durrësit.  Babë e bir, Armando Baboci dhe Erald Gjini ishin duke lëvizur me mjetin e tyre në lagjen 13 të Durrësit, kur u qëlluan me armë zjarri. Ishte Klodjan Daci ai që qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, ku mbeti i vrarë Armando Baboçi dhe i plagosur djali  tij. Ndërkohë gjatë sherrit është plagosur edhe Henri Tatasi.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment