Bota

Pse marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës po përkeqësohen?

U ra dakord që sistemi kapitalist i Hong Kongut, i cili ishte i ndryshëm nga modeli komunist i Kinës, do të vazhdonte. Ku kjo do të thoshte se Hong Kongu ka sistemin e vet ligjor dhe kufijtë, dhe të drejtat si liria e mbledhjes, fjala e lirë dhe liria e shtypit mbrohen.
Featured image of article: Pse marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës po përkeqësohen? Foto Ilustruese

Marrëdhëniet e Mbretërisë së Bashkuar me Kinën, janë përkeqësuar. Sipas mediave të huaja ata kanë nisur zënkat  e tyre  për çështjet e Hong Kongun, gjigantin teknologjik Huawei dhe pretendimet për abuzime të të drejtave të njeriut kundër grupit etnik Ugur të Kinës.

Pse Mbretëria e Bashkuar dhe Kina nuk pajtohen rreth çështjes së Hong Kong-ut?

Hong Kong është një ish-koloni britanike, e cila iu dorëzua Kinës në 1997. Por përpara se të kthehej Hong Kongu, Mbretëria e Bashkuar dhe Kina bënë një marrëveshje për të futur “në vend, dy sisteme”.

U ra dakord që sistemi kapitalist i Hong Kongut, i cili ishte i ndryshëm nga modeli komunist i Kinës, do të vazhdonte. Ku kjo do të thoshte se Hong Kongu ka sistemin e vet ligjor dhe kufijtë, dhe të drejtat si liria e mbledhjes, fjala e lirë dhe liria e shtypit mbrohen.

Është një nga vendet e pakta në territorin kinez, ku njerëzit kanë mundur të shënojnë goditjen e Sheshit Tiananmen të vitit 1989, ku ushtria hapi zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur në Pekin. Marrëveshja e nënshkruar në 1984 ishte vendosur të zgjasë deri në 2047.

Por Mbretëria e Bashkuar thotë se kjo marrëveshje e njohur si Deklarata e Përbashkët  është nën kërcënim sepse territori ka miratuar një ligj të ri që i jep Kinës kontrolle të reja mbi njerëzit e Hong Kongut. Ligji i ri hyri në fuqi në 30 qershor pas muajve të protestave masive. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu ka një interes në Hong Kong sepse 300,000 shtetas të Mbretërisë së Bashkuar jetojnë atje.

Pse Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar traktatin e ekstradimit me Hong Kongun?

Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar mund t’u kërkojë autoriteteve në Hong Kong të dorëzojnë dikë që dyshohet për një krim në Mbretërinë e Bashkuar dhe anasjelltas. Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar ka ngritur shqetësime se sipas ligjit të ri të sigurisë në Hong Kong, të dyshuarit mund të dërgoheshin në Kinë.

Kritikët thonë se kjo mund të shohë që protestuesit pro-demokracisë në rajon po vuanin dënime të përjetshme.

A mund të vijnë njerëzit në Hong Kong në Mbretërinë e Bashkuar?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson është zotuar që tre milion banorë të Hong Kongut kanë mundësinë për t’u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu  ata mund të mund të aplikonin për nënshtetësi. Ky numër përfshin njerëzit që kanë pasaporta Kombëtare Britanike.

Cili ka qenë reagimi i Kinës?

Qeveria kineze ka akuzuar Britaninë për “ndërhyrje brutale” në punët e saj të brendshme.

Një zëdhënës i ambasadës kineze në Londër tha se oferta e pasaportave do të thoshte që Mbretëria e Bashkuar po shkelte premtimet e veta, si dhe ligjet ndërkombëtare.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vazhdon të bëjë vërejtje të papërgjegjshme për çështjet e Hong Kongut,” tha ambasadori Liu Xiaoming.

A e ka ndaluar Mbretëria e Bashkuar firmën kineze të teknologjisë Huawei?

Huawei është një kompani kineze e teknologjisë dhe është ofruesi i dytë më i madh i telefonave inteligjentë në botë. Shumë vende po konsiderojnë  përdorimin e Huaëeit  për të siguruar internet më të shpejtë. Por ka shqetësime se qeveria kineze mund të përdorë kompaninë për të spiunuar vendet e huaja. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka urdhëruar heqjen e Huaëei nga rrjetet 5G deri në vitin 2027. Britania gjithashtu do të ndalojë ofruesit celular të blejnë pajisje të reja Huaëei 5G deri në fund të vitit 2020. Vende të tjera, përfshirë SHBA, Australi dhe Zelandën e Re, kanë ndërmarrë masa të ngjashme. Mbretëria e Bashkuar kritikon abuzimet që po u  bëhet njerëve ‘Ugur’ që janë  grup etnik kryesisht musliman në provincën Xinjiang të Kinës në larg-perëndimin e vendit. Ka raporte të përhapura që grupi po burgoset dhe persekutohet për mënyrën e tyre të jetës.

Ndërkohë Liu Xiaoming, ambasadori i Kinës në Mbretërinë e Bashkuar, hodhi poshtë bisedimet për kampe përqendrimi si “të rreme”. Qeveria kineze thotë se veprimet e saj në Xinjiang janë të domosdoshme për të parandaluar dhunën separatiste nga ata që duan të shkëputen nga Kina.

Marrë nga: BBC

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment