Aktualitet

Pse iku Eldi Dizdari në Dubai? Elton Qyno: Në Tiranë dy bulevarde janë, për një fërkim pasqyrash do të vriteshin…

Dhe për të shmangur përplasjet, sipas gazetarit, ata që kanë edhe luksin, ikin të jetojnë larg Shqipërisë, nga ku edhe komandojnë gjithçka.
Featured image of article: Pse iku Eldi Dizdari në Dubai? Elton Qyno: Në Tiranë dy bulevarde janë, për një fërkim pasqyrash do të vriteshin… Elton Qyno

TIRANË– Gazetari Elton Qyno është shprehur se Eldi Dizdari, koka e kartelit të drogës që u shkatërrua sot, ka ikur të jetojë në Dubai, për të shmangur përplasjet. I ftuar në studion e “Repolitix”, Qyno tha se në Tiranë, ku këta njerëz si Dizdari që drejtonte kartelin “Kompania Bello” jetojnë, janë vetëm dy bulevarde për të kaluar.

Dhe për të shmangur përplasjet, sipas gazetarit, ata që kanë edhe luksin, ikin të jetojnë larg Shqipërisë, nga ku edhe komandojnë gjithçka.

“Ata luksin e kanë. Në Tiranë vetëm dy bulevarde ka për të kaluar dhe për një fërkim pasqyrash të makinave do kërciste përplasja me amrë zjarri. Imagjinoje pak në vendet e tjera, në Vlorë, përshembull, që ka vetëm një bulevrd, do vriteshin. Kështu, këta luksin e kanë dhe ikin në Dubai, nga ku komandojnë gjithçka,”– tha Qyno.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment