Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Pse Hoti në bisedimet e Brukselit? BE-ja: Pjesëmarrësit i zgjedhin vetë Kosova e Serbia
7 Korrik 2020, 10:42Nga DOSJA
KOSOVË– Bashkimi Evropian do të jetë nikoqir i rikthimit të bisedimeve Kosovë – Serbi, pas dështimit të takimit në Washington, që erdhi si rrjedhojë e propozim-aktakuzës së Speciales ndaj presidentit Hashim Thaçi.
Kësaj here në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi nuk do të përballen në nivel presidentësh, pasi që Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti derisa Serbinë presidenti Aleksandër Vuçiq.
Në BE të pyetur nga Gazeta Express nuk e ndërlidhin përfaqësimin e kreut të ekzekutivit në dialog me propozim-aktakuzën që i është bërë nga Specialja presidentit Hashim Thaçi.
Ata nuk komentojnë nëse pas kësaj propozim-aktakuze e shohin Thaçin si legjitim për të përfaqësuar shtetin në bisedime, megjithatë, shtojnë se janë vetë shtetet që kanë caktuar përfaqësuesit e tyre.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë për Gazetën Express se ata nuk i zgjedhin bashkëbiseduesit e tyre, e se varet nga të dy shtetet që të zgjedhin kush i përfaqëson në dialog e kush do të jetë pjesë e delegacionit.
“Më shumë informacione për takimin e të dielës do të bëhen publike së shpejti. Ndërsa, sa i përket përfaqësuesve, Bashkimi Evropian nuk i zgjedh bashkëbiseduesit e saj. Varet nga Kosova dhe Serbia që të vendosin se kush do t’i përfaqësojë në dialog dhe kush do të jetë pjesë e delegacionit të tyre”,ka thënë Stano për Express.
Ky pritet të jetë takimi i parë në mes të dyja shteteve pas gati dy vitesh prej kur dialogu është pezulluar si pasojë e taksës së vendosur nga ish-qeveria në krye me Ramush Haradinajn, që kishte ardhur si rrjedhojë e fushatës së Serbisë për heqjen e njohjes së Kosovës.
BE-ja ka bërë të ditur se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të jetë udhëheqës i takimit, derisa i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
SHBA– Një studim global ka gjetur prova të forta që një formë e re e koronavirusit është përhapur nga Evropa në SHBA. Mutacioni i ri bën që virusi të ketë më sh...
BOSNJE-HERCEGOVINA– Ditën e sotme një tërmet me magnitudë 4,3 të shkallës Rihter është rregjistruar në afërsi të Malo Polje, Mostar, në Bosnje-Hercegovinë në or...
GJERMANI– Qentë e përfshirë të eksperiment i takojnë shkollës së qenve të ushtrisë gjermane e cila gjendet afër Ulmenit. Sipas njoftimeve të Bundeswehri...
TIRANË– Por një çerek shekulli nga Masakra e Srebrenicës, bota duket se është mësuar me mizori të tilla. Vrasjet masive në Siri apo Jemen, nuk përbë...
AUSTRALI– Më shumë se 5 milionë banorë të Melburnit, qytetit të dytë më të madh të Austrialisë do të izolohet për gjashtë javë, si shkak i rritjes së numrit të...
INDI– Në 24 orët e fundit në Indi kanë vdekur 467 pacientë me Covid-19 duke bërë që numri i për gjithshëm i të vdekurëve nga virusi të shkojnë në 20.160.Ndërk...
GJENEVË– Covid-19 po ndryshon jetën e gjithësecilit nga ne, pasi tashmë rregullat e forta që duhet të zbatohen për mbrojtjen nga ky virus vdekjeprurës po ...