BotaDiaspora

Pse Gjermania ka më pak viktima nga koronavirusi?

E para që artikulli thekson është mosha mesatare që jeton në Gjermani krahasuar me atë në Itali. Nuk është e njëjta, thekson Welt. Të prekurit e parë ishin të rinj që ishin për ski në Austri. Ky grupim sipas ekspertëve ishte me pak i rrezikuar për të humbur jetën ndaj virusi korona nuk u ndje.
Featured image of article: Pse Gjermania ka më pak viktima nga koronavirusi? Shifrat e koronavirusit

GJERMANI- Mbi 23 mijë të prekur e rreth 100 të vdekur në Gjermani. Mediat e huaja ngrenë pikepyetjen se përse vdekshmëria në Gjermani është më e ulët  se tek vende si Italia e Spanja? Welt e ka një përgjigje në një artikull kushtuar kësaj habie botërore.

E para që artikulli thekson është mosha mesatare që jeton në Gjermani krahasuar me atë në Itali. Nuk është e njëjta, thekson Welt. Të prekurit e parë ishin të rinj që ishin për ski në Austri. Ky grupim sipas ekspertëve ishte me pak i rrezikuar për të humbur jetën ndaj virusi korona nuk u ndje.

Sidoqoftë, Gjermania filloi testimin herët dhe gjerësisht dhe vazhdimisht i dërgoi të sëmurët në karantinë. Një karakteristikë tjetër e veçantë e infrastrukturës gjermane është numri i lartë i laboratorëve të testimit që vlerësojnë testet, shpjegon Ëelt. Sipas drejtuesit të Institutit Robert Koch (RKI), Lothar Wieler, mund te kryhen brenda 1 jave deri 160,000 teste në Gjermani. Kjo është më shumë sesa është realizuar në total në disa vende evropiane.

Pas testit në kohë rekord i infektuari është karantinuar e sipas mundësisë është shëruar. Ende nuk dihet sesa teste jane bërë realisht deri tani në Gjermani, por dihet zyrtarisht që Italia në fillimet e saj e kishte të panjohur numrin real të të infektuarve.

Gjithashtu e kuptueshme thotë Welt se virusi që ka qarkulluar në Itali ka qenë më hëret prezent sesa u bë i ditur zyrtarisht. Giuseppe Remuzzi, drejtori i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike, citohet në botimin në anglisht të South China Morning Post të ketë thënë, “Virusi mund të ketë qarkulluar shumë kohë përpara se ne ta identifikonim.”

Në një pjesë të Lombardise ka pasur “raste të çuditshme të pneumonisë” shënuar nëntorin e dhjetorin e kaluar të cilat u karakterizuan nga një kurs i rëndë dhe vdekshmëri e lartë mes njerëzve të moshuar, vazhdoi Remuzzi.  Në atë kohë, madje as vendi i origjinës Kina nuk pranoi zyrtarisht ekzistencën e semundjes se koronaviris.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veriu i Italisë ka lidhje të shumta ekonomike me Republikën Popullore të Kinës për shkak të industrisë së saj të fortë të tekstilit, gjë që Gjermania nuk e ka.

Por ka edhe dallime kulturore që mund të shpjegojnë vdekshmerinë në Itali, Spanjë krahasuar me Gjermaninë. Një prej tyre është kjo: pensionistët e Gjermanisë shpesh jetojnë të veçuar, më pak më familjet e tyre. Pensionistët gjermane ose jetojne në banesat e tyre ose në qendrat e kujdesit për pleqtë dhe jo si për shembull, në Itali, ku shpesh disa breza jetojnë nën një çati, të rinj dhe të moshuar, gjë që në Gjermani ndodh shumë rrallë. Kjo afërsi fizike natyrisht rrit rrezikun e infeksionit, vazhdojnë raportet e mediave gjermane të përmbledhura tek Welt.

Skëpticizem tek shkaku i vdekjes nëse në Itali dikush vdes dhe nuk dihet shkaku bëhet analiza për koronën edhe pas vdekjes. Sipas Institutit Robert Koch, kjo nuk ndodh në mënyrë rutinore në rast të vdekjes në Gjermani, por vetëm sipas kërkesës. Në Gjermani, në përgjithësi, çdo person që vdiq dhe vuajti nga korona në të njëjtën kohë u llogarit si “vdekje në lidhje me një infeksion të koronës” kjo edhe nëse një sëmundje tjetër e mëparshme përfundimisht shkaktoi vdekjen.

Përkundër admirimit shton Welt: Virologët e Gjermanisë paralajmërojnë se nëse epidemia përparon, numri i vdekjeve në Gjermani gjithashtu do të rritet ndjeshëm.  Politika dhe shkenca ende shpresojnë ta shmangin këtë.  “Ne jemi në fillim dhe ende mund të zbatojmë të gjitha masat e nevojshme,” tha shefi i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler javën e kaluar. Ditët dhe javët e ardhshme do te tregojnë nëse masat u moren ose mjaft shpejt.

(Përkthyer nga Die Welt)

Shto Koment