Virale

“Pse fut një fëmijë mes nesh?”, revoltimi i këtij fëmije me nënën shtatzënë po bën xhiron e rrjetit: Kjo është e tepërt (Video)

Djali është revoltuar pasi e ëma do të sjellë në jetë një fëmijë tjetër dhe kjo gjë nuk i pëlqen aspak.
Featured image of article: “Pse fut një fëmijë mes nesh?”, revoltimi i këtij fëmije me nënën shtatzënë po bën xhiron e rrjetit: Kjo është e tepërt (Video) Fëmija i revoltuar

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka patur një impakt të madh tek ndjekësit të cilët e kanë komentuar dhe pëlqyer pafund.

Bëhet fjalë për një djalë, të moshës rreth 4-5 vjeç, i cili revoltohet me të ëmën pasi merr vesh se kjo e fundit është shtatzënë dhe pret të sjellë në jetë një tjetër fëmijë.

Ai shprehet në video, të cilën e xhiron e ëma se kjo gjë është shumë e tepërt dhe nuk ka kuptim, pasi ajo tashmë i ka dy fëmijë dhe tregon me gisht edhe motrën e tij të vogël që ndodhet në makinë, ngjitur me të.

Biseda mes djalit dhe nënës

Djali: Do bësh një bebe tjetër?? Por ti ke dy fëmijë….pse ke dëshirë të marrësh një fëmijë tjetër dhe të zëvendësosh dy fëmijët që ke…kjo është e tepër

Mami: Zemër unë nuk do t’ju zevendësoj asnjëherë ju…

Djali: Kjo nuk ka kuptim

Mami: Çfarë nuk ka kuptim

Djali: Sepse nëse do të kishte kuptim….. ti ke dy fëmijë dhe duhet të vazhdosh t’i duash këto që ke gjithmonë… jo të fusësh një tjetër fëmijë mes nesh…

Mami: Amaya duket i lumtur, a je i lumtur që do kësh një tjetër fëmijë (vijon ajo teksa i drejtohet fëmijës tjetër, por ajo është shumë e vogël dhe nuk e kupton për çfarë bëhet fjalë)

Djali: Çfarë lloj bebi është ai

Mami: S’e di mund të jetë vajzë ose djalë…

Djali: o Zot…djemtë qajnë akoma më keq…

Kjo video nuk bëhet e ditur se kur apo në çfarë vendi është xhiruar, pork a marrë qindra mijëra shikime dhe mbi 800 komente.

Shijojeni

(f.m/dosja.al)

Shto Koment