Showbiz

“Pse e ke zgjedh atë sendin t’zi?”, revoltohet Linda Halimi: Më vjen shumë rëndë…

Linda Halimi është revoltuar me mesazhin që ka marrë në rrjete sociale dhe i ka kthyer një përgjigje të merituar.
Featured image of article: “Pse e ke zgjedh atë sendin t’zi?”, revoltohet Linda Halimi: Më vjen shumë rëndë… Këngëtarja, Linda Halimi me bashkëshortin.

Këngëtarja Linda Halimi tashmë po shijon familjen e saj, të cilës i është shtuar dhe një pjestare e re, Kaimana, frut i dashurisë me parterin e saj, Davon Edëards. Por, shumë prej ndjekësve të Lindës nuk i pëlqen fakti që bashkëshorti i saj është një njeri me ngjyrë.

Në një bisedë pyetje-përgjigje që këngëtarja ka realizuar në rrjete sociale, njëri nga ndjekësit i shkruan:

“Nëse je e thjesht, kthema edhe mua komentin. Pse s’e ke zgjedh atë senin të bardhë por t’zi?”

Këngëtarja e revoltuar nga aq shumë paragjykim ka vendosur t’i kthejë një përgjigje të gjatë ku shpjegon se për të rëndësi ka njeriu dhe jo ngjyra e lëkurës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Më vjen kaq shumë rëndë kur shoh që gjenerata e re, ndonëse në 2019 akoma jeton me injorancë dhe mosdije! Kjo pyetje bëhet nga dikush që nuk ka dalë të shohë përtej oborrit dhe është i ushqyer me urrejtje dhe mllëf ndaj secilit që është “NDRYSHE”nga ata! Por patjetër, ja përgjigja: Nuk kam zgjedhur të zi, të bardhë… kam zgjedhur njeriun që dua, i cili ndodh që është etnicitet ndryshe nga unë, e që më do dhe kujdeset për mirëqenien time më shumë se për veten! E unë, secilës femër i dëshiroj dashuri të madhe në jetën e saj dhe fatin e mirë, sidomos ty…që ke më së shumti nevojë të përjetosh një ndjenjë të tillë,”– i përgjigjet Linda Halimi ndjekëses.

Komentet në postimin e Linda Halimit në InstaStory.

(R.L/Dosja.al)

                                                                                                                 

Shto Koment