FactcheckPolitike

BILD e fshiu lajmin për Bashën pasi s’plotësonte standardet e besueshmërisë

Edhe eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste, kanë kërkuar informacion pranë ‘BILD’, mbi arsyet pse artikulli u fshi dhe kanë marrë një përgjigje të ngjashme...
Featured image of article: BILD e fshiu lajmin për Bashën pasi s’plotësonte standardet e besueshmërisë Artikulli i fshirë i "Bild" dhe Lulzim Basha

BERLIN- Gazeta Gjermane “Bild” nuk ka dhënë akoma një sqarim zyrtar mbi arsyet që e detyruan të fshinte nga faqja artikullin e botuar ditën e dielë, për akuzat e lobimit të Partisë Demokratike. Artikulli u botua mesditën e 19 janarit, dhe u fshi mëngjesin e të hënës, kur prej orës 08:50 shkrimi është i fshirë.

Dosja.al është interesuar në rrugë zyrtare pranë “BILD”, por deri më tani nuk kemi mundur të marrim asnjë përgjigjie. Ndërkohë që jo zyrtarisht, burime mediatike pranë BILD, i pohuan në koefidencialitet Dosja.al, se shkaku që gazeta pretendon se është motivi i fshirjes së artikullit është “mungesa e fakteve të besueshme, duke mos plotësuar standardet e besueshmërisë”.

Ndërkohë që të tjera burime, në Gjermani dhe Shqipëri, i tha Dosja.al se eksponentë të rëndësishëm të Partisë Socialiste, kanë kërkuar informacion pranë ‘BILD’, mbi arsyet pse artikulli u fshi dhe kanë marrë një përgjigje të ngjashme, “artikulli u hoq, pasi nuk ishte sipas standardeve të BILD”. Sakaq, edhe Partia Demokratike ka patur një interesim të veçantë për këtë artikull në degën qendrore të BILD në Gjermani, pohojnë burimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Media gjermane ”Bild” publikoi një shkrim për çështjen e lobimit të Partisë Demokratike, ku thuhej se ky lobim është bërë për të ndaluar anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përsa kohë që qeveriset nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj 675,000 euro të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të Partisë Demokratike kanë patur si qëllim pegimin e Shqipërisë drejt BE-së. Për këtë shkrim Endri Fuga, drejtori i komunikimit me mediat në Partinë Socialiste kërkoi një hetim të plotë për kreun e PD-së Lulzim Bashën. Por pse akuzohet Lulzim Basha? Gjykata e Tiranës, vendosi të pushonte çështjen kundër Lulzim Bashës, pasi sipas gjykatës, me argumentimin se nuk ekziston ‘fakti penal’. PD akuzohet se ka marrë një shumë parash nga rusët për të paguar lobistin amerikan Nikolas Muzin në vitin 2017, ndërkohë që sipas prokurorisë, PD nuk i ka deklaruar kurrë këto para.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment