Politike

“Pse dy javë para zgjedhjeve?” Vasili replikon me avokatin e kontrollorëve, Kthupi: Pse jo? Kadia ia plas të qeshurit

Vasili e pyeti Kthupin për këtë gjë, ndërsa Kadia nisi të qeshte. 
Featured image of article: “Pse dy javë para zgjedhjeve?” Vasili replikon me avokatin e kontrollorëve, Kthupi: Pse jo? Kadia ia plas të qeshurit Rezart Kthupi dhe Besart Kadia

TIRANË– Zëvendës ministri Besart Kadia ka nisur të qeshë në momentin që Rezart Kthupi, avokati i kontrollorëve në Rinas u pyet se përse u nis protesta dy javë para zgjedhjeve. Vasili e pyeti Kthupin për këtë gjë, ndërsa Kadia nisi të qeshte. 

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Një pyetje më vjen në kokë…përse dy javë para zgjedhjeve?

Rezart Kthupi: Pse jo

Eni Vasili: Po pse po? Pse dy javë para zgjedhjeve

Rezart Kthupi: Pse jo pra

Besart Kadia: (qesh)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Eni Vasili: Kam Kadian këtu që më qesh me të madhe në studio, pse qesh Kadia?

Rezart Kthupi: Zoti Kadia ka të drejtë të qeshë…sa të dojë

Eni Vasili: Pse qeshni Kadia?

Besart Kadia: Po më vjen sepse se kuptoj. T’jua thjeshtoj më shumë, kur ishte situate normale, në vitin 2019 le të themi, jua ka prekur njeri rrogën?

Rezart Kthupi: Keni mbajtur rrogën e dhjetorit të vitit 2019

Besart Kadia: Po ishte tërmeti more, as atëherë nuk pranoni ju? Ta thjeshtojmë më shumë…po në vitin 2018

(f.m/dosja.al)

Shto Koment