Politike

‘Pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!’/ Zv.ministri Shkreli kritikon Margaritin, pendohet dhe e fshin komentin: Ishte për mëshirë…

Ministrja, e ftuar në emisionin “Open” la të kuptonte se kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit.
Featured image of article: ‘Pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!’/ Zv.ministri Shkreli kritikon Margaritin, pendohet dhe e fshin komentin: Ishte për mëshirë… Elva Margariti dhe Artan Shkreli
Përditësuar:

TIRANË– Zëvendës ministri i Transporteve, Artan Shkreli ka sulmuar me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, ministren e Kulturës, Elva Margariti. Ministrja, e ftuar në emisionin “Open” la të kuptonte se kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit.

Pas kësaj deklarate Shkreli në një postim në Facebook, shkruan se Margariti ishte për mëshire dhe nuk duhet të dilte në televizion e të poshtërohej ashtu.  “Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!”, shkruan Artan Shkreli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Artan Shkrelit

Por kjo deklaratë kundër ministres ka qëndruar vetëm pak minuta, pasi Shkrelit “i kanë tërhequr veshin” dhe e ka fshirë me urgjencë.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!’/ Zv.ministri Shkreli kritikon Margaritin, pendohet dhe e fshin komentin: Ishte për mëshirë…

  1. Sigurisht te flasesh kunder saj eshte si te flasesh kunder krye ministrit

Shto Koment