Opinione

Pse dorëhiqen drejtuesit e Kadastrës së Vlorës?

Gjithçka ka nisur në muajin shtator kur filloi një përplasje mes drejtuesve dhe juristëve të këtij institucioni, ku 6 prej tyre ju komunikua dhe shkarkimi. Në atë kohë u raportua se kishte probleme me dosjet e pronave në Jalë, dhe të parët që u bënë “koka turku” ishin juristët, por problemi vijoi.
Featured image of article: Pse dorëhiqen drejtuesit e Kadastrës së Vlorës? Kadastra dhe të shkarkuarit

VLORË- Elona Hodaj, drejtroresha e Kadastrës së Vlorës ka dhënë dorëheqjen kur ende nuk kishte mbushuar një muaj në detyrë. Burime bëjnë me dije se Hodaj është larguar dhe bashkë të dhe zv. drejtori. Por vala e largimeve nuk nisi as me se Hodaj, e duket se nuk do përfundojë me të.

Gjithçka ka nisur në muajin shtator kur filloi një përplasje mes drejtuesve dhe juristëve të këtij institucioni, ku 6 prej tyre ju komunikua dhe shkarkimi. Në atë kohë u raportua se kishte probleme me dosjet e pronave në Jalë, dhe të parët që u bënë “koka turku” ishin juristët, por problemi vijoi.

Sherri në Kadastrën e Vlorës vijoi dhe pas largimit të Juristëve, ku drejtorit iu kërkua largimi, por ai për disa ditë ‘zaptoi’ zyrën. Në fund Ardian Musta u dorëzua dhe në krye u vendos Elona Hodaj, por dosja e nxehtë e pronave në Jalë nuk u arrit të ftohej.

Po çfarë është dosja e Jalit?

Kadastra e Vlorës është kthyer së fundmi në një burim  sherri dhe zonë e ‘minuar’ pasi dy grupe të ndryshme pretendojnë për pronësinë e një pronë në zonën e Jalës. 

Është një pronë e madhe e ndërtuar nga një biznesmen i fuqishëm, por kanë ndërtuar dhe disa persona të tjerë. Pronarët e tjerë që kanë këtë ndërtim, kanë fituar me vendim të formës së prerë në Gjykatë, por Kadastra kërkon që ndërtimi i tyre të kufizohet dhe të favorizohet biznesmeni i fuqishëm, duke rrëzuar vendimin e saj.

Ka qenë Artan Lame ai që ka dhënë urdhrin për kufizimin e pronës për të favorizuar një biznesmen tjetër, por ky urdhër nuk është firmosur nga asnjë drejtor në Vlorë. Prandaj të gjithë kanë dhënë dorëheqjen.

Për këtë çështje u shkarkuan edhe drejtuesit e Kadastrës dhe u hetuan 23 punonjës. Një firmë në një dokument është arsyeja e largimit të të gjithë drejtuesve. Deri kur të zgjidhet çështja e këtij dokumenti, duket se Kadastra e Vlorës, nuk do gjej qetësi.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment