Të tjera LISTA/ Kryetar komune, drejtor shkolle e biznesmenë, kë zgjodhën Berisha e Meta në bashkitë e tjera p&eum...
Politike
VD-PS rrëzon planin hetimor për zgjedhjet. Alibeaj:Skenar! Gjylameti:Do ikësh pas 11
24 Nëntor 2021, 15:12Nga DOSJA
TIRANË- PS nuk miratoi sot planin hetimor për zgjedhjet në Komisionin Hetimor, duke u bërë pengesë për hetimin e veprimeve të qeverisë para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Përfaqësuesit e maxhorancës votuan kundër planit të propozuar nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, pasi kërkuan heqjen e 2 dëshmitarëve të thirrur nga PD, drejtuesit e SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. PS kundërshtoi që hetimi për punësimet të shtrihej nga 1 janari 2020, siç kërkoi PD, por kryetari i Komisionit nuk i hodhi 2 kërkesat e PS në votim, duke cilësuar të paligjshme kufizimin e të drejtës për të hetuar. Përfaqësuesja e PS, Blerina Gjylameti, duke mbajtur haptas anë në debatin e brendshëm të PD, tha se pas dates 11 dhjetor, komisioni do të kishte mundësinë për të patur një kryetar tjetër. Zoti Alibeaj u shpreh se me votën kundër planit të hetimit, PS zbuloi skenarin për të penguar hetimin e masakrës zgjedhore, pasi pa plan hetimor, nuk mund të ketë hetim.
DEBATI I PLOTË ALIBEAJ- GJYLAMETI NË KOMISION GJATË VOTIMIT Enkelejd Alibeaj: Nuk do të hidhen në votim kërkesat për të përjashtuar zotërinjtë Kraja dhe Çela, respektivisht drejtori i SPAK dhe drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme, sepse cënon të drejtën e anëtarëve të Komisionit për të kërkuar prova dhe nuk hidhet në votim as çështja për të kufizuar kohën nga 1 janari 2020 – 24 dhjetor 2020. Ky është plani i hetimit së bashku me shtesat. Blerina Gjylameti: Kemi kohë edhe dy javë për të patur një kryetar, i cili do të dijë të respektojë ligjin. Data 11 e përcakton që nuk do të jetë më. Enkelejd Alibeaj: Kush është pro? Blerina Gjylameti: 4200 dëshmitarë do të thërrasim. 4200 dëshmitarë patjetër. Enkelejd Alibeaj: Kush është pro? 3 veta pro. Kush është kundër? 6 kundër. Duke qenë se plani i hetimit është i tillë, i cili nuk kalon dot pa votim të ndërmjetëm që do të thotë pa votat pro të shumicës, rezulton se nga të gjithë anëtarët kanë votuar pro vetëm 3 anëtarë. 1 abstenim dhe 7 anëtarë të shumicës të cilët kanë votuar kundër miratimit të planit të hetimit. Që do të thotë që sipas ligjit, për sa kohë që nuk miratohet plani i hetimit, nuk mund të deklarohet dot fillimi i hetimit që do të thotë, hetimi i këtij komisionin përfundon këtu. Përgjegjësia ligjore dhe politike është tashmë në sytë e të gjithë publikut. Derisa të ketë një reflektim nga ana e anëtarëve të cilët kanë votuar kundër vazhdimit të hetimit, fatkeqësisht duhet të deklaroj këtë që ligji thotë. Këtu ndërpritet veprimtaria hetimore, është e qartë se përse u ndërpre. U demaskua skenari. Skenari është i thjeshtë. Nuk duan të hetojnë, nuk dua të bëjnë publike atë se çka ndodhur në kundërshtim të ligjit dhe votimit të Kuvendit dëshirës së shprehur disa javë javë më parë, më 14 tetor, për këtë arsye për sa kohë që plani i hetimit nuk mund të vazhdojë më tej, kjo mbledhje nuk ka më se ç’të debatojë më tej, seanca për këtë arsye mbyllet dhe do të ketë njoftim për seancën e rradhës. Do të merremi vesh sipas ligjit dhe rregullores. Fatkeqësisht ky ishte fundi i parashkruar nga ana juaj.
TIRANË– Avokatja e Popullit Erinda Ballanca nuk ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike për Vetingun e politikanëve. E pranishme në mbledhjen e...
KOSOVË- Presidenti Ilir Meta ndodhet në Prishtinë, ku edhe mbajti një ligjëratë me temë “Shqiptarët, si faktor stabiliteti në Ballkan”, ndërsa gjatë fjalës...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk mund të detyrojë askënd që të marrin pjesë të gjashta vendet në Open Balkan. I pranishë...
TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erjon Veliajt për kryedemokratin Lulzim Basha. Zhupa t...
TIRANË – Kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku shprehu mosbesim në lidhje me luftën e qeverisë shqiptare kundër pastrimit të parave.“Luf...
TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, Eduart Shalsi paralajmëroi deputetin e Partisë Demokratike Edmond Spahon, se nëse do të fliste dhe n...
TIRANË- Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur miratim...
TIRANË– Nënkryetari i Komisionit Hetimor nga radhët e Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka kërkuar në mbledhjen e sotme që të ftohen si dëshmitarë tre d...
TIRANË– Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj sqaroi se njohja e kontributeve për vitet e punës si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosov...