Politike

PS nxjerr ‘kalin e betejës’ në fushatë, vajza e Niko Peleshit reciton arritjet! Vë kapuçin dhe s’ja bën syri tërr para kameras: Paskam fol’ si gazetare…  

VIDEO
Në një video të gjatë 3 minuta, ajo nis me fjalën se Shqipërinë e ka falur të bukur Zoti dhe se na takon ne ta ruajmë, ndërsa kalon me foto gjithë punën e bërë nga PS-ja këto 8 vite.
Featured image of article: PS nxjerr ‘kalin e betejës’ në fushatë, vajza e Niko Peleshit reciton arritjet! Vë kapuçin dhe s’ja bën syri tërr para kameras: Paskam fol’ si gazetare…   Aleksia Peleshi

TIRANË– Dardhë nën dardhë bie! Kështu thotë një fjalë e urtë popullore, të cilën e mishëron në mënyrën më të mirë vajza e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, Aleksia. Për t’iu bërë krahë të atit në këtë fushatë elektorale, ajo ka publikuar një video me disa projekte që sipas saj nuk duhen humbur nga projekti i “Rilindjes Urbane”.

Në një video të gjatë 3 minuta, ajo nis me fjalën se Shqipërinë e ka falur të bukur Zoti dhe se na takon ne ta ruajmë, ndërsa kalon me foto gjithë punën e bërë nga PS-ja këto 8 vite.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shqipëria është një vend me bukuri të mahnitshme për të cilën kontributin e parë e ka dhënë Zoti. Kontributin e dytë; atë të zhvillimit të territorit, ruajtjes së mjedisit na takon ne. ditëve të fundit falë programeve të rilindjes urbane kanë transformuar qytetet e Shqipërisë tonë. Fillimisht ne modelojmë qytetet. Më pas, qytetet na modelojnë ne. Le të shohim fotot e qyteteve. Jo, jo! Prisni njëherë se paskam qenë duke folur si gazetare në lajmesh, unë nuk flas ashtu. Pavarësisht formlitetit të tepruar këtë video po e bëj për të treguar qasjen time ndaj ndryshimeve që kanë pësuar qytetet, dhe besoj që është diçka që dimë ta vlerësojmë të gjithë. Në fund të fundit; e bardha është e bardhë; e drita-dritë. Errësira le të rrijë aty ku e ka vendin…,”-shprehet ajo në video.
E reja, vetëm 19 vjeç, i ka shprehur qartë aspiratat e saj për të qenë pjesë e politikës një ditë, duke ndjekur gjurmët e të atit. Dhe mesa duket paska zgjedhur që të bëhet pjesë e të njëjtës familje politike. Ndoshta anagazhimin “full time” do ta nisë më vonë, por sot ka nisur me pak. Gjithashtu vlen për t’u përmendur që është avangarde si Rama, ai del me çitjane në publik, ndërsa Aleksia me kapuç në kokë. Një politikë e re dhe moderne po vjen.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “PS nxjerr ‘kalin e betejës’ në fushatë, vajza e Niko Peleshit reciton arritjet! Vë kapuçin dhe s’ja bën syri tërr para kameras: Paskam fol’ si gazetare…  

  1. E shkreta kjo, u rrit me verdhushka (euro) dhe i duhet ti fitoje vete tani se babit po ja merr partia. Madje mund tja marre shteti babit verdhushkat pas zgjedhjeve. Po ik moj ti, me gjithe baba se na pite gjakun, plehra

Shto Koment