Politike

PS-ja në hall dhe për duartrokitje! Veliaj ‘vë kasetën’ me ovacione: Faleminderit shumë, jemi fitues me 71-71 mandate! (Hija e nxjerr blof)

VIDEO
Në një deklaratë nga selia e PS-së, Veliaj tha se do të duhet të respektohet procesi i numërimit të votave, teksa shtoi me shumë besim se maxhoranca është fituese e mandatit të tretë.
Featured image of article: PS-ja në hall dhe për duartrokitje! Veliaj ‘vë kasetën’ me ovacione: Faleminderit shumë, jemi fitues me 71-71 mandate! (Hija e nxjerr blof) Erion Veliaj dhe pamje nga selia e PS

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shfaqur shumë i entuziasmuar, edhe pse pesë projeksionet e publikuara deri më tani e nxjerrin Partinë Socialiste në Opozitë.

Në një deklaratë nga selia e PS-së, Veliaj tha se do të duhet të respektohet procesi i numërimit të votave, teksa shtoi me shumë besim se maxhoranca është fituese e mandatit të tretë.

“ Ka qenë një ditë e gjatë, një ditë frytdhënëse, mezi pres ta çojmë deri në fund duke nisur procesi i numërimit. Lajmi i mirë që morëm është që të gjithë exit-pollet na kanë nxjerrë fitues me 71-72 mandate. Të gjithë ato që quhen Exit-Polle na kanë nxjerrë fitues. Por, si projeksion, si tonët që janë më shumë se aq do të duhet që të marrë vesh një rezultat, të presim përfundimin e numërimeve. Do të duhet të presim procesin e numërimit. Ju faleminderit,. Të numërohen votat tona dhe të kundështarëve tanë, dhe të atyre që nuk kanë numërues. Do t’ju kërkoj të gjithëve që ta respektoni këtë proces, të numërimit,”- tha Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo që ra në sy më tepër në këto fjalë të Veliajt, përveç buzëqeshjes së kryebashkikut ishin ovacionet e pakuptimta që dëgjoheshin herë pas here në sfond.

“Fitore fitore, fitore,”- dëgjohej të thuhej në sfond, por brenda sallës së Partisë Socialiste nuk kishte asnjë person. Madje, kjo gjë vërtetohet edhe në hijen e projektuar pas Veliajt. Pas tij, nuk duket asnjë person tjetër, duke treguar se Partia Socialiste ka rënë në hall edhe për duartrokitje e ovacione, të cilat, siç duket i ka vënë me regji.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment