Politike

Gjiknuri i përgjigjet Metës: Avatari ka ardhur të zbulojë komplotet, meqë do referendum, le ti japim alla vlonjatçe dhe të mos shkelë më në Vlorë

VIDEO
Gjiknuri është shprehur se Meta ka kohë që kërkon një referendum, dhe sipas tij, këtë do e marrë ‘alla vlonjatcce’ me 8 mandate për PS.
Featured image of article: Gjiknuri i përgjigjet Metës: Avatari ka ardhur të zbulojë komplotet, meqë do referendum, le ti japim alla vlonjatçe dhe të mos shkelë më në Vlorë Damian Gjiknuri dhe Ilir Meta

VLORË– Damian Gjiknuri, drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vjedhjen me një skenar të drejtuar prej tij, për të cilin, presidenti foli ditën e djeshme.  Nga një takim elektoral në Vlorë, Gjiknuri është shprehur se Meta ka kohë që kërkon një referendum, dhe sipas tij, këtë do e marrë ‘alla vlonjatçe’ me 9 mandate për PS. Ai e quajti kreun e shtetit “avatar”, (krijesë fantashkencore e menduar si gjysmë njeri dhe gjysmë alien). 


“Avatari që ka ardhur të zbulojë komplotet në Vlorë ka dalë dhe thotë unë jam kandidati i opozitës, unë jam drejtuesi i opozitës. Ai ka kohë që kërkon një referendum, le ti japim referendumin në Vlorë. Qytetarët e Vlorës nuk janë mish për top, as njerëz që mbajnë armët aty fshehur dhe tu vijë Ilir Meta tu thotë rrëmbeni armët ju për kuislingët. Ne në histori kemi luftuar pushtuesit, ne jemi pro zhvillimit dhe të mirës. Tani meqe ai do referendum, le ti japim referendumin alla vlonjatçe me 9 mandate për Partinë Socialiste dhe ai të mos shkelë më në Vlorë”, u shpreh Gjiknuri.

Ndërkohë që presidenti i Republikës, Ilir Meta në një dalje publike nga Vlora sot iu përgjigj me ironi duke i përmendur gurunë ku beson Gjiknuri. “Të fala gurusë’-tha kreu i shtetit dhe u largua duke qeshur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme, Meta ka zbuluar një skenar që sipas tij ishte organizuar nga i deleguari i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri për të marrë nëntë mandatë në Vlorë, pa garë fare. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ky skenar është përvëluar nuk ekziston më.

(kle.mu;f.g/dosja.al)

Shto Koment