Politike

PS iu hodhi poshtë sugjerimet, Murrizi e Lita i “hidhen në kokë” Ferhatit: Të arrijmë konsensusin me 94 vota dhe të bëjmë ndryshimet… 

VIDEO
Sipas Murrizit, nëse ndryshimet në Kushtetutë miratohet nga Kuvendi, përkthehet në një konsensus institucionial.
Featured image of article: PS iu hodhi poshtë sugjerimet, Murrizi e Lita i “hidhen në kokë” Ferhatit: Të arrijmë konsensusin me 94 vota dhe të bëjmë ndryshimet…  Pamje nga mbledhja e Komisionit

TIRANE– Deputetët Myslym Murrizi dhe Korab Lita kanë këmbëngulur që saktësimet të bëhen në Kushtetutë. Murrizi në fjalën e tij ka sqaruar se për ndryshimin në Kushtetutë kërkohen 94 vota, ndryshe nga Kodi Ligjor që mjaftohet me shumë më pak. Sipas tij, nëse ndryshimet në Kushtetutë miratohet nga Kuvendi, përkthehet në një konsensus institucionial.

PJESË NGA DISKUTIMET:

Klotilda Ferhati: Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore nuk shkojnë dot bashkë.  Nivelin sesa do të jetë % e prangut kombëtar do ta lëmë ta saktësojë në Kodin Zgjedhor.

Rudina Hajdari: Mund ta rregullojmë tek Ligji për zgjedhjet si përcaktim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Korab Lita: duhet të jetë në Kushtetutë si parim, pastaj le të detajohen më pas në kodin Zgjedhore.

Myslim Murrizi: Të vendoset pragu natural për çdo qark. Absolutisht, do të doja të ishte në Kushtetutë sepse kalon me 94 vota. Garancia jonë është që nuk i bën dëm Kushtetutës. Mund të ketë shumë gjëra brenda ajo, por nuk do të ishte e tepërt që të sanksionojmë listat. Nuk rëndohet Kushtetuta nga ajo që e kërkon shumica e shqiptarëve. Kur arrihen 94 vota është konsensus instituciocial.

Alket Hyseni: E mbështetëm në parim me bindjen e plotë do të bëjmë të mundur që një marrëveshje politike me dy opozitat ta kthejmë në një ligj zgjedhor. Nga ana tjetër, mbështetja që i japim kësaj nisme s’do të thotë që nuk e japim mendimin tonë. Prandaj kemi prezantuar amendime duke mundësuar tre elementë; kemi ruajtur sistemin, ruajtja e kuotave dhe koalicionet. Ju ftoj që bashkë më votimin.

Vijon…

(k.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment