Politike

PS fitoi në Korçë, Peleshi i emocionuar: Ftoj opozitën për bashkëpunim, iu përulem votuesve tanë dhe mbështetësve

VIDEO
Mes emocionesh ai u shpreh se kanë nevojë për bashkëpunim duke thënë se do ti shtrijë dorën kundërshtarëve të tij politikë. 
Featured image of article: PS fitoi në Korçë, Peleshi i emocionuar: Ftoj opozitën për bashkëpunim, iu përulem votuesve tanë dhe mbështetësve Niko Peleshi

KORÇË– Niko Peleshi, nga Korça falenderoi mbështetësit për rezultatin që Partia Socialiste ka arritur. Mirëpo, mes emocionesh ai u shpreh se kanë nevojë për bashkëpunim duke thënë se do ti shtrijë dorën kundërshtarëve të tij politikë.


‘Fitorja ka emrin e qytetarëve.Përulem para çdo qytetar që na ka votuar dhe nuk ka votuar. Në këtë mandat kemi marrë angazhime të mëdha. I falenderoj të gjithë. Nuk ka nevojë vetëm për maxhorancë por edhe për opozitë. Kemi nevojë për bashkëpunim. I shtrij dorën të gjithë kundërshtarëve tanë politikë, opozitës, Partisë Demokratike. Të gjithë kryetarët e Bashkive kanë qënë një ndihmë për ne.’-tha Peleshi.

PS ka dalë fituese me rreth 10 mijë vota më shumë, pra PS merr 6 deputetë në Korçë dhe PS 5 mandate. LSI mbetet pa mandat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

HAP PAS HAPI/ Numërohen mbi 90% e kutive të votimit në vend! 5 qarqe konfirmojnë fituesit, PS-ja ‘ngjyros’ me lejla Jugun! PD-LSI prijnë në Veri

(a.b)/dosja.al

Shto Koment