Politike

PS zgjat hetimet për Metën, Presidenca: Bashkëpunëtor në krim me Dvoranin, do përballemi në ‘Venecia’

  • PS çon ‘shkeljet’ e Metës te Venecia, shtyhen punimet e Komisionit, opozita kundër
  • Ndërkohë në një reagim të dytë Blushi shprehet se dhe Presidenca do i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me "shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese"
    Featured image of article: PS zgjat hetimet për Metën, Presidenca: Bashkëpunëtor në krim me Dvoranin, do përballemi në ‘Venecia’ Tedi Blushi, Zëdhënësi i Presidentit
    Përditësuar:

    TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar pas marrjes së vendimeve nga Komisoni Hetimor Parlamentar kundër Ilir Metës. Në një regim në Facebook, Blushi shkruan se solidariteti i socialsitëve sot në komision, tregon se ata janë bashkëpunëtor në krim së bashku me Dvoranin.

    Më tej ai shprehet se nuk janë të shqetësuar, pasi do vijojnë punën deri në 24 korrik 2022. “Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje”, shkruan Blushi.

    “Veprimet e fundit të komisionit parlamentar janë qartazi marrje në mbrojtje nga përgjegjësitë penale të z.Dvorani, i cili është kallëzuar në Prokurori për veprimtarinë e tij të mirëdokumentuar kriminale. Ky “solidaritet” vërteton se krimet e z.Dvorani janë kryer në bashkëpunim. Dihet botërisht respekti që ka për Komisionin e Venecias ky grup i strukturuar dhe i specializuar për dhunimin e Kushtetutës. Ndaj veprimet e tyre fundit në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nuk janë asgjë tjetër veçse një presion i qartë politik ndaj organit të akuzës. Sa i përket shtyrjes së afatit të komisionit parlamentar, ne e kemi dhënë mendimin tonë: Punimet të shtyhen deri në 24 korrik 2022. Në këtë mënyrë deputetët e komisionit do kenë mundësi të përfitojnë akoma më shumë shpërblime financiare për çdo mbledhje“, shkruan Blushi.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ndërkohë në një reagim të dytë Blushi shprehet se dhe Presidenca do i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me “shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese”

    “Nuk mund të frenojmë askënd, e aq më pak Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojë këshilla miqësore apo të kundërshtojë në Komisionin e Venecias, Dekretin e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese në plotësim të vakancës së tij. Shteti Shqiptar ka një marrëdhënie të konsoliduar me Komisionin e Venecias dhe institucionet që vendosin t’i drejtohen këtij organi këshillimor, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë objektivisht dhe jo për përdorim politik.

    Megjithatë nëse Kuvendi, do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese“, shton Blushi në reagimin e dytë.

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment