Politike

Provon tre gishta, por nuk ia ‘qëllon’, e moshuara në Vlorë has probleme me identifikimin biometrik

Vetë e moshuara ka theksuar se edhe në momentin që ka marrë kartën e identitetit e ka hasur sërish këtë problem.
Featured image of article: Provon tre gishta, por nuk ia ‘qëllon’, e moshuara në Vlorë has probleme me identifikimin biometrik Foto nga procesi i votimit

VLORË– Një e moshuar, në Vlorë, ka hasur probleme me identifikimin biometrik të të dhënave të saj. Situatën e ka ndjekur nga afër gazetarja e “Top Channel” Juli Ristani, e cila ka parë nga afër faktin që zonja ka përdorur tre gishta, por kjo nuk ka mjaftuar që të bëhet identifikimi i saj.

Vetë e moshuara ka theksuar se edhe në momentin që ka marrë kartën e identitetit e ka hasur sërish këtë problem.

Më pas komisionerët vendosën që ta lënë zonjën një moment në radhë dhe një qytetare tjetër ka hyrë për t’u identifikuar.

Zonja tjetër nuk ka hasur asnjë problem, duke konfirmuar se pajisja e identifikimit është në rregull.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top Channel 


LAJMI KRYESOR:Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët!

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment