
MILANO-Milan ka treguar në këto dy ndeshje se mund të fitojnë edhe pa të, por Zlatan Ibrahimovic po nxiton të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. I detyruar të jetë jashtë në ndeshjen ndaj Sampdorias programuar ditën e dielë ora 20:45, sulmuesi suedez postoi një video në rrjetin e tij social Instagram duke u stërvitur në dëborë.
View this post on Instagram
Video e shoqëruar me një frazë tipike të karakterit të suedezit: “Provo të më ndalosh”. Pas koronavirusit, lojtari u detyrua të jetë disa javë jashtë fushave për shkak të një problem që pati në ndeshjen e 22 nëntorit ndaj Napolit, por duke parë imazhet e fundit, kthimi nuk duket shumë larg.
E.Ç (Dosja.al)