Aktualitet

PROVIMET E MATURËS, ministrja Shahini: Testimet nga data 8 deri në 18 qershor

VIDEO
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka bërë me dije se provimet do të zhvillohen nga datat 8 deri më 18 qershor, dhe se në teza nuk do të përfshihen mësimet e marra gjatë kohës së karantinës. 
Featured image of article: PROVIMET E MATURËS, ministrja Shahini: Testimet nga data 8 deri në 18 qershor

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për shtyp ka bërë me dije se pas rikthimit në shkolla, maturantët do të fokusohen vetëm tek programi për provimet e Maturës Shtetërore.

Shahini ka bërë me dije se provimet do të zhvillohen nga datat 8 deri më 18 qershor, dhe se në teza nuk do të përfshihen mësimet e marra gjatë kohës së karantinës. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kemi vendosur që të reduktojmë punën e maturantëve. Puna e tyre do të fokusohet vetëm tek provimet e maturës. Drejtorët e shkollave do të hartojnë një program të qartë dhe në to nuk do përfshihen mësimet që janë bërë gjatë kohës së karantinës dhe kur është bërë mësimi online. Provimet do të mbahen nga data 8 deri në 18 qershor. Do të ketë lehtësira në përmbajtje të provimit, por nuk do lejohen kopjet. Nxënësit e tjerë do të vijojnë mësimin deri në 29 maj. Vlerësimet përfundimtare do të jenë gati nga mësuesit deri në mes të qershorit,”-tha Shahini.

Këto deklarata ministrja i bëri teksa ka treguar planin e qeverisë për vijimin e vitit shkollor. Shahini në një deklaratë bëri me dije se nuk do të zhvillohen provimet e lirimit, por vetëm ato të Maturës. Po ashtu ajo bëri me dije se mësimi do të vijohet online deri në 29 maj.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment