Sociale

Matura Shtetërore 2019, dalin rezultatet e lëndës me zgjedhje

Në provimin e zhvilluar më datë 24 Qershor të lëndës me zgjedhje kanë marrë pjesë në total 35,466 maturantë.
Featured image of article: Matura Shtetërore 2019, dalin rezultatet e lëndës me zgjedhje Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Arsimit ka publikuar tashmë edhe rezultatet e fundit të “Maturës Shtetërore 2019”, ato të provimit me zgjedhje, të cilat u zhvilluan më 24 qershor.

Në provimin e zhvilluar më datë 24 Qershor të lëndës me zgjedhje kanë marrë pjesë në total 35,466 maturantë.

Sipas rezultateve të publikuara rezulton se kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %.

Kliko këtu për të parë rezultatin: Rezultatet e Maturës Shtetërore 2019

(a.m./dosja.al)

Shto Koment